Nëse jeni të tmerruar nga ideja e të bërit seks me të njejtin person për gjatë tërë jetës, ky udhëzues është i mbushur me këshill të dobishme për t’ju ndihmuar që ta pranoni me lehtësi.

1. Pranoni faktin se seksi më personin e njejtë për tërë jetën mund të jetë ndonjëherë i vështirë, ndoshta edhe i mërzitshëm. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur.problemi qëndron në atë se duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj, që të zbuloni gjëra të reja.

2. Të kalosh shumë kohë me partnerin mund të jetë një problem. Nëse fundjavat romantike zbehen dhe ndjeheni jokëndshëm si dhe fakti se jeni vazhdimisht me partnerin mund të zvogëlojë dëshirën për seks dhe kjo mund të tregojë se jeni në një fazë të rrezikshme. Nëse jeni me dikë gjatë gjithë kohës, mund të ju duket rutinë dhe madje e pështirë.

3. Pengesa më e madhe në seks, kur jeni në një marrëdhënie afatgjate është kërkimi për të gjitha gjërat që janë në kundërshtim të plotë – siguria dhe besueshmëria në njërën anë dhe dëshira, pasioni dhe rreziku në anën tjetër. Kryqëzimi i këtyre të dyjave është thjeshtë i paarritshëm.

4. Përgjigja për këto probleme është në periudha të shkurtra të ndarjes. Mundohuni të mbani interesat individuale, të bëni gjërat vet dhe për veten tuaj si dhe të krijoni rrethin tuaj të miqve.

5. Megjithatë, mundohuni të kaloni mjaftueshëm kohë me partnerin tuaj, në mënyrë që marrëdhënia të përparojë dhe zhvillohet në drejtimin e duhur. Ndani së bashku përvojat interesante dhe krijoni kujtime të përbashkëta që do të jenë më të vlefshme se çdo dhuratë tjetër.

6. Masturbimi mund të shihet si praktikim seksi me të njejtin person, por sërish askujt nuk i bezdiset. Pse është kështu? Për shkak se njerëzit janë të lirë të angazhohen në fantazitë e tyre erotike që dallojnë nga realiteti. Ekspertët sugjerojnë dhoma gjumi të veçanta, që secili nga partnerët të shijojë privatësinë e tij.

7. Mësoni të bëni dallimin se çfarë nënkupton të duani dikë dhe çfarë nënkupton të keni dikë pranë jush përgjatë tërë jetës. E para është seksi, ndërsa e dyta është larg saj. Nëse kujdeseni për partnerin tuaj aq shumë saqë merrni rolin e prindërve të tij, kjo nuk është aspak tërheqëse dhe shpesh sjell deri në situatën të gjeni dikë që ju përmbush seksualisht.

8. Mos prisni që partneri juaj të jetë gjithçka në jetën tuaj. Ekziston kufi në mes asaj se çfarë mund të bëjë dhe çfarë duhet të bëjë, kështuqë bëhuni realiste.

9. Ju mund të gjeni ngushëllim në faktin se të moshuarit kanë më shumë gjasa për të bërë seks. Sipas një studimi thuhet se çiftet që janë të martuar për 65 vite, kanë marrëdhënie seksuale më shpesh në krahasim me ata që kanë më pak vite martesë.

10. Sekreti i seksit me të njejtin person përgjatë tërë jetës qëndron në atë se duhet të shpëtoni nga mitet dhe spontaniteti, si dhe të pranoni faktin se “seksi i planifikuar” mund të jetë njëlloj i kënaqshëm. Është gjithashtu e rëndësishme që të flisni rreth seksit dhe dëshirat tuaja.

kosovarja.ch