Njeriu ka një cikël jetësor i cili kthehet ne qëllimin e tij. Ato janë shkollimi, martesa dhe krijimi i një familje. Qëllimi personal i shoqërisë është të përfundojë studimet, të fejohet, martohet e më pas të kurorëzohet me fëmijë.

Në shoqëritë perëndimore është shumë i rëndësishëm ky cikël sepse lidhet me efektin kohë. Pra ne themi, martesa në moshën 30 vjeçare dhe blerja e një shtëpi para të 35. Në momentin kur njerëzit lindin, ne jemi gati të mësojmë rregullat dhe norma e shoqërisë. Po ashtu, mësojnë çfarë lejohet dhe çfarë jo, dallimin midis te keqes dhe te mirës.

Ka pasur goxha ndryshime nga brezi në brez bazuar në normat e shoqërisë. Kjo vjen nga kombinimi i faktorëve, social, ekonomik dhe teknologjisë. Midis këtyre ndikimeve, prindërit dhe familjet luajnë një rol të madh. Veçanërisht rreth pritjeve për kohën e martesës dhe fëmijëve.

Efekti kohë në ciklin e jetës së njeriut në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar ka ndryshuar. Ata do të martohen mesatarisht shtatë vjet më vonë se prindërit e tyre. Kjo ndikon menjëherë në vitalitetin e shoqërisë. Kjo sjell ndryshimin e moshës së lindjes për herë të parë ndryshe nga 40 vitet e kaluara. Femrat tashmë presin moshën 29 vjeç dhe më tepër për t’u bërë nëna.

Statistika

Sipas statistikave gjenerata mijëvjeçare janë të arsimuar më mirë se sa gjenerata e mëparshme. Duke qenë se 40% në SHBA kanë një diplomë bachelori .Borxhi nga financimi i kolegjit, së bashku me rritjen e kostove të shtëpisë, do të thotë gjithmonë e më pak mund të përballojnë të blejnë një shtëpi. Fokusi i femrave është të ndjekin arsimin dhe karrierën, duke çuar fuqinë punëtore të tyre në 72% ndryshe nga viti 1966-të që ishte vetëm 40%.

Përparimet në teknologji dhe shkencë patën një ndikim të madh, sidomos në jetën seksuale të grave përpara se të martoheshin apo të kishin fëmijë. Vendimi për martesë apo fëmijë ngjallte më shumë dyshime. Revolucioni filloi me eksplorimin e seksualitetit përpara martese. Studimet tregojnë se njerëzit duhet të jenë ekonomikisht të pavarur deri në moshën 21 vjeç. Kontradiktë kjo duke marre shkas se përfundimi i kolegjit është në moshën 22 vjeçare.

Megjithëse tashmë kohët dhe brezat kanë ndryshuar. Brezat e rinj e ndjejnë stresin e respektimit të normave te prindërve dhe gjyshërve te tyre . Pamundësia për të arritur pikat kryesore të jetës në kornizën kohore, na jep shpjegimin e vdekjeve nga dëshpërimi, mbidoza e drogës apo nga vetëvrasjet.

Duke qenë se ne jemi pasqyrë e njëri-tjetri, në zërin e brendshëm gjenden disa fraza si: “të gjithë po martohen, apo  “ të gjithë kanë më shumë para së unë “. Kjo mënyrë e gabuar e të menduarit ka futur në presion të gjithë shoqërinë .

Charlotte Housden , një psikologe në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron se duke gjetur një punë me pagesë më të lartë ose duke blerë një shtëpi te këndshme , nuk do t’ju bëje domosdoshmërish të lumtur.

Pika e lumturisë ka të bëje me gjetjen e përshtatjes tënde. Ajo çfarë na bën ne të lumtur është të ndajmë atë që dëshirojmë vërtet dhe atë që familja presin.

Jeni ju ata që dëshironi të shkoni në universitet apo prindërit? A është kjo vërtet diçka qe ju dëshironi? Ju duhet të përqendroheni në arritjet që ju bëjnë të lumtur, në vend të arritjeve që përputhen me pritjet prindërore ose shoqërore.

Burimi: Albanianpost.com