Të përkryera për ditët e verës: Sandale me rrypa

spot_imgspot_img

Dizajnerët për këtë verë na kanë prezantuar një game të gjërë të modeleve të ndryshme të sandaleve me rrypa, dhe avantazhi më i madh është se mund të përshtaten edhe me rroba të përditshme po edhe me ato elegante.

Ditët e nxehta të verës janë frymëzim për zonjat që duan të vishen me kombinime veshjesh që tërheqin vëmendje. Dhe, për një pamje sa më të përsosur, janë të nevojshme edhe këpucë të mira. Të tillë janë sandalet me rrypa, që këtë sezonë kanë fituar rrugët e gjithë botës.

Të bukura dhe moderne, këto modele të rehatshme janë zgjidhje ideale për gjatë gjithë ditës. Paraqitja apo dukja juaj duhet të ngjajë gjithmonë femërore, por varësisht nga kombinimet e veshjeve mund të jetë edhe diçka më relaksuese apo sportive.

Frymëzimi i dizajnerëve nuk mungon kur është fjala për këto lloj sandale, kështuqë në shumë koleksione mund të shihni modele nga më të ndryshmet. Duke filluar nga më të thjeshtat me dy ose me tri rrypa, e deri tek ato më të pazakonta dhe ekstravagante me ngjyra të llojllojshme dhe me shumë detaje.

Po kaq modern janë si ato të rrafshta po edhe ato sandale me take të larta, të përpunuara nga llaku klasik apo edhe nga lëkura. Janë të dizajnuara me ngjyrat aktuale verore si pastel dhe ato të ndritshme, ndërsa vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe modeleve të zbukuruar me gurë, nikne si dhe detaje me qepje në to.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.