18 zakone që duhet t’i posedojë çdo femër deri në moshën 30 vjeçare

1. Vendosni enët në pjatalarëse ditën kur i përdorni ato, në vend se ti grumbulloni. Kjo do të kursejë kohën dhe do të jeni të kënaqur me një jetë më të mirë.

2. Telefononi prindërit tuaj në intervale të rregullta. Mjafton vetëm të dini a janë mirë, dhe ti thuani se i doni pamasë. Kaq!

3. Lexoni lajmet çdo mëngjes. Do të tingëlloni shumë më e zgjuar nëse jeni sadopak e informuar për ngjarjet e ditës.

4. Bëni të paktën vet kafenë çdo mëngjes, në vend që të blini të gatshme. Ju mund të kurseni një sasi të hollash, në muaj, në vit e që mund ti shfrtëzoni rreth garderobës suaj, se sa kafesë së gatshme.

5. Ushtroni çdo ditë. Praktikoni ndonjë shetitje të shpejtë, joga të pazakontë, regjistrohuni në ndonjë kurs vallëzimi, bëni diçka për tu ndjerë mirë dhe vital!

6. Çdoherë sillni diçka në aheng. Mund të jetë ndonjë shishe me alkohol, apo ndonjë ëmbëlsirë, çfarëdoqoftë vetëm të ndikojë në rritjen e dëfrimit tuaj.

7. Hani mëngjes. Bëjeni një praktikë të mirë konsumin e ushqimit në mëngjes, mund të jetë diçka më e lehtë si granola me kos, një kafe dhe nisuni në punë!

8. Bëjani vetes një darkë të shëndetshme, të paktën disa netë në javë.

9. Gjeni kohën më të mirë ku mund të bëni një pushim me kafe.

10. Mbani me vete prezervativë. Mbani për raste sigurie, jo vetëm si kontroll i lindjes por edhe parandalues i sëmundjeve infektive transmetuese.

11. Peshojeni veten rregullisht në peshore. Kjo nuk ka të bëjë me humbjen e kilogramëve apo arritjen e një peshe të caktuar, por ka të bëjë me trupin tuaj. Monitoroni peshën dhe mbani në kontroll shëndetin.

12. Bëni zgjatje çdo ditë. Ndoshta mund të jetë një zgjatje apo joga disa minutëshe, vetëm bëni zgjatje të trupit nga këmba e deri te krahët për muskuj dhe nyje të shëndetshme.

13. Fikeni telefonin tuaj për disa kohë gjatë ditës. Mos i lodhni sytë duke naviguar në internet për orë të tëra pa mos bërë asgjë. Ndani kohën me aktivitete të nevojshme dhe çkyquni nga bota virtuale.

14. Bleni prodhime ushqimore të shëndetshme para se të ju harxhohen në shtëpi. Mos prisni të ju harxhohet qumështi, vezët apo kosi. Bleni rregullisht ato në bazë ditore dhe mos pritoni për të shkuar në dyqanin më të afërt.

15. Pastroni fytyrën tuaj çdo natë. Nuk ka nevojë t’ua themi këtë, por sidoqoftë mos harroni ta praktikoni të paktën deri në moshën 30 vjeçare.

16. Mos iu ndani buzëkuqit dhe maskarës. Mos tentoni të eksperimentoni me produkte të ndryshme kozmetike dhe të bëni rrëmujë në grimin tuaj, zgjedhni pak produkte të preferuara dhe lehtësoni tërë procesin.

17. Vendosni një kalendar alarmues për pagesën e faturave çdo muaj.

18. Pastroni gjeneral dollapin tuaj njëherë në pranverë dhe njëherë në vjeshtë.

kosovarja.ch