Pa ndihmën e palestrës dhe ushtrimeve të rënda përgatituni për muajt e verës…
Për këtë stërvitje minimale thjeshtë nuk keni arsyetim – duhet të ndani vetëm tre minuta në ditë dhe pak hapësirë në dhomën e ditës, kurse ushtrimet për formën e bukur të të pasmeve mund ti bëni gjatë shikimit të serialit televiziv të preferuar.
Ushtrimi i parë – 1 minutë
Qëndroni në pjesën e pasme të karrikës, me njërën dorë apo të dyjat të mbështetura në mbështetëse si shtyllë. Bartni peshën e trupit në themrrën e majtë, merrni frymë dhe gjatë nxjerrjes së frymës shtrijeni këmbën e djathtë pas vehtes sa më shumë që mundeni pa përkuljen e shpinës. Mbani kështu këmbën një apo dy sekonda. Merrni frymë dhe çlodheni këmbën. Përsëriteni ushtrimin 30 sekonda për çdo anë.
Ushtrimi i dytë – 1 minutë
Vendosni dorën e majtë në karrikë si mbështetje. Këmbët le të jenë në drejtim me ijet. Bartni peshën mbi këmbën e majtë. Me nxjerrjen e frymës, mbani këmbën e djathtë sa më lartë që mundeni në anën e djathtë. Mbajeni një sekondë, dy. Përsëriteni ushtrimin 30 sekonda për çdo anë.
Ushtrimi i tretë – 1 minutë
Ushtrimi më i thjeshtë ulur, është i shkëlqyer për formësimin e muskujve të të pasmeve. Vetëm se është me rëndësi që ta bëni drejtë! Këmbët janë në drejtim të shpatullave apo pak të hapura. Lehtësisht lëshojini të pasmet sikur kur dëshironi të uleni, sa mundeni por pa i ngritur thembrrat nga dyshemeja. Gjithashtu, gjunjët nuk guxojnë të kalojnë linjën e gishtave të këmbëve. Shpina duhet të jetë e drejtë, kurse shikimi përpara.
Këto ushtrime të thjeshta për djegien e yndyrërave dhe formësimin e muskujve do të ju marrin vetëm tre minuta në ditë, kurse me ndihmën e tyre shpejtë do të vëreni se të pasmet janë më të shtënguara./kosovarja.ch/