Pastroni organizmin tuaj në pranverë

spot_imgspot_img

Rekomandohen fruta të thata, brokoli, lulelakër, hudhër, lakër jeshile, artichoke.

Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është në pranverë. Rregulli bazë është gjithmonë “të freskëta dhe të shëndetshme” dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Preferohet të konsumohen fruta të thata, brokoli, lulelakër, hudhër, artichoke si dhe lakër jeshile. Konsumoni drithëra dhe oriz ngjyrë kafe. Çaji i gjelbërt jo vetëm që pastron toksinat, por përmban edhe lloj të veçantë të antioksidantëve, i cili është i njohur për forcimin e funksionit të mëlçisë. Për të njejtin qëllim përdoret edhe çaji nga farat e lirit. Përgatitja bëhet duke derdhur 2 lugë fara liri në 250 ml ujë, i përzieni pak dhe e leni që të veprojë për një orë. Pini atë në mëngjes para se të hani ushqim./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në distancë: mbani afërsinë

Afërsia në distancë është e mundur kur kufijtë janë të qartë, komunikimi i hapur dhe ritualet intime të qëndrueshme. Ja si ta mbash ndjenjën gjallë.

Veshmbathje praktike për motin ndryshueshëm

Një udhërrëfyes i thjeshtë për shtresa dhe materiale që punojnë nga mëngjesi në mbrëmje, mes Kosovës dhe Zvicrës, me organizim të mençur familjar.

Rutina pas-shkollore për fëmijën tuaj

Një plan i thjeshtë pas-shkolle që balancon detyrat, lojën, pushimin dhe komunikimin, me ide praktike për ushqim dhe organizim për familjet shqiptare.

Flokët: organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të ndarë produktet e flokëve, për t’i ruajtur me higjienë dhe për të menaxhuar afatet — me hapa të thjeshtë për ditë të zëna.