14 C
Priština
More

    Sy të kaltër si i ati apo ngjyrë kafe si e ëma: Nga cili prind fëmija e trashëgon ngjyrën e syve?

    spot_imgspot_img

    Ngjyra e syve mvaret direkt nga periudha e ushqimit me qumësht gjiri, sapo të kalojë në ushqime të forta atëherë fillon formimi i ngjyrës.

    Më shumë kanë të drejtë ata që thonë se fëmija do ketë sy të kaltër sepse foshnjet për herë të parë do të marrin ngjyrën e qiellit, ndërsa ngjyrën individuale do e fitojnë disi më vonë. Mjekët këtë e sqarojnë si mungesë të pigmentit i cili prodhohet nga rrezet e diellit, andaj pa sasinë e duhur të këtij pigmenti sytë do të duken kaltër-gri. Kjo gjë është karakteristike për shumicën e fëmijëve të racës së bardhë.

    Aziatikët apo zezakët zakonisht lindin me sy ngjyrë kafe që mbeten të tilla ndërsa ndryshon vetëm nuanca. Për dallim prej tyre, fëmijët me ngjyrë të hapur ndryshojnë disa herë nuancat derisa të formohet ngjyra përfundimtare.

    Koha e stabilizimit

    Koha e stabilizimit të ngjyrës së syve tek fëmijët është individuale dhe e veçantë. Tek disa foshnje ngjyra përfundimtare formohet kur të bëhet 2-3 muajsh ndërsa tek të tjerët, formimi i nuancave përfundimtare mund të zgjasë edhe me vite. Shumica e ekspertëve mendojnë se ngjyra formësohet brenda 3 viteve të para dhe më pas nuk ndryshohet.

    Gjenetika

    • Të vegjëlit, prindërit e të cilëve kanë sy të kaltër, mund të kenë sy ngjyrë kafe të hapur apo “ngjyrë çaji”.
    • Nëse njëri prej prindërve ka sy ngjyrë kafe të hapur ndërsa tjetri të kaltër, atëherë fëmija mund të trashëgojë cilindo nga prindërit.
    • Nëse prindërit kanë që të dy sy ngjyrë kafe atëherë fëmija teoretikisht mund të ketë çfarëdo lloj ngjyre, mirëpo sipas rregullave ngjyra do të varojë nga kafe e hapur në kafe të errët.
    • Ngjyra e gjelbër e syve është e rrallë, dhe është gjysmë-dominante. Në kombinim me sy me ngjyrë te hapur, fëmija mund të zhvillojë sy me ngjyrë të mbyllur.
    • Ende lindin fëmijë me sy me ngjyrë të ndryshme. Ngjyra e ndryshme e syrit të majtë dhe të djathtë shfaqet atëherë kur takohen dy prindër me dominancë të njejtë.

    Sytë me ngjyrë të hapur janë të ndjeshëm ndaj dritës

    Ngjyra e irisit varet nga pigmenti melanin dhe po ky pigment përcakton nuancën e ngjyrës së syve. Sa më tepër melaninë sytë janë më të errët, me çka edhe mbrohen sytë nga ndriçimi i tepërt. Sipas disa studimeve sytë e njerëzve me ngjyrë të hapur janë dyfish më të ndjeshëm nga sytë e personave me ngjyrë kafe dhe katërfish më të ndjeshëm se ata me sy të zi.

     

    baby boy 6 months old looking at camera with blue eyes and he has a finger inside his mouth

    E kaltra, ngjyra gri dhe e gjelbërta e hapur mund të hasen më shpesh tek banorët e hemisferës veriore, ngjyra kafe në rajone me klimë të moderuar ndërsa e zeza tek ata që jetojnë përreth ekuatorit. Ka raste kur hasim në “defekt” natyror dhe sytë mund të mos jenë të pigmentuar. Shembull kemi tek albinot, irisi është i kuq edhe nuk ka aspak mbrojtje ndaj dritës mirëpo këto janë raste të rralla 1:20,000

    Sytë ngjyrë kafe më të qëndrueshëm

    Qysh nga antikuiteti njerëzit i kushtojnë rëndësi ngjyrës së syve dhe impaktit të tyre në rreth.

    Teoritë e reja të mbështetura nga kërkimet psikologjike, e asocojnë ngjyrën e syve me karakterin e njeriut. Ata me ngjyrë gri janë të prirur të jenë të vendosur drejt qëllimeve; ata ngjyrë kafe janë të njohur për qëndrueshmëri dhe dalje nga situata kritike; ata me ngjyrë të gjelbër janë stabil dhe të durueshëm; ngjyrë të kaltër janë komunikativ dhe të natyrës krijuese.

    Mirëpo, nëse përjashtojmë shkencën nga sytë e foshnjeve, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre kanë. Mjafton që të shkëlqejnë nga lumturia dhe gëzimi!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...