Studimi tregon se COVID-19 mund të jetojë në temperatura të larta

spot_imgspot_img

Shumëkush besonte se me ardhjen e verës, virusi Corona nuk do t’i mbijetonte temperaturave të larta. Megjithata shkenctarët francez u befasuan nga rezultatet e fundit.Në një shkrim të përgatitur nga Universiteti Aix-Marseille në Francë, u vërtetua se Coronavirusi mund të mbijetojë deri në 60 gradë celcius. Mbijetesa e tij në këto temperatura rezultoi të zgjatë 1 orë.

Ekipi akademik i drejtuar nga profesori Remi Charrel e solli virusin pothuajse në pikën e vlimit, në mënyrë që ta vrasin plotësisht, pa lënë asnjë gjurmë. Puna e Charrel u botua në bioRxiv.org.

Pasi u nxehën për kohën e paracaktuar për 60 minuta, në temperaturën prej 60°C, llojet virale në mjedisin e pastër vdiqën. Sidoqoftë, e njëjta gjë nuk ndodhi në mjedisin e ndyrë, ku disa prej tyre mbijetuan pavarësisht nga temperaturat e larta.

Ekipi francez zbuloi se një temperaturë më e lartë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Ngrohja e mostrave në 92 gradë Celsius për 15 minuta mund ta bëjë virusin plotësisht joaktiv.

Sipas shkencëtarit, eksperimenti francez dha informacion të vlefshëm, por situata në jetën reale mund të jetë shumë më komplekse sesa simulimet laboratorike.

“Virusi sillet krejt ndryshe me një ndryshim në mjedis. Shumë projekte kërkimore janë ende në proces për të zgjidhur këto enigma”, thuhet në këtë studim.

Ky hulumtim vë në pikëpyetje pretendimet e tjera se vera do të sjellë zbehje të virusit dhe se vendet tropikale janë më imune nga prekja me COVID-19.

Ky është një sinjal alarmues, se COVID-19 mund të vazhdojë të përhapet edhe gjatë verës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.