4.4 C
Priština
More

    Stresi martesor mund të kontribuojë në fitimin e peshës

    spot_imgspot_img

    Sapo jeni zënë me të dashurin, keni nevojë për ëmbëlsirë? Nuk jeni e vetme në këtë drejtim sepse studjuesit kanë zbuluar se grindja me bashkëshortin mund të shkaktojë rritje të grelinës – hormonit të urisë.

    Grelina nuk ju bën thjeshtë të uritur, por ju bën që të dëshironi ushqime specifike që janë të larta me sheqer, yndyrë dhe kripë..

    Studjuesit dëshiruan të gjejnë një shpjegim pse njerëzit në marrëdhënie të komplikuara kanë jetëzgjatje më të shkurtë dhe janë të prirur për sëmundje të zemrës dhe diabet 2. Shpjegohet se njerëzit në martesa të parehatshme kanë probleme me të ushqyerit andaj edhe kanë prirje për sëmundje.

    Studjuesit morrën 43 çifte që ishin të martuar në tre vitet e fundit dhe mosha mesatare e të cilëve ishte 38. Para se vullnetarët të futeshin në laborator, ata u pyetën se çfarë kishin ngrënë detajisht këto 3 ditë të fundit.

    Në laborator u është marrë gjak për të testuar nivelet e grelinës dhe u është këkruar vullnetarëve të bëjnë një listë me gjërat rreth të cilave grinden. Më pas u është kërkuar që të zgjidhin të gjitha çështjet në listë.

    Derisa zhvillohej diskutimi, studjuesit vërenin dhe xhironin detajet që karakterizonin stilin e grindjeve në çift si dhe mënyrën joverbale të komunikimit.

    Më pas u është bërë edhe një testim i niveleve të grelinës. Si duket, personat në martesë të parehatshme kanë nivele më të larta të grelinës dhe mënyrë më të keqe të të ushqyerit. Shqetësimi martesor nuk kishte ndikim në nivelet e grelinës tek personat me mbipeshë. Shkencëtarët konstatuan se martesa e mirë nënkupton shëndet të mirë dhe se martesa stresuese mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Përfundimisht, njerëzit që grinden shpesh duhet të kuptojnë se e kanë patjetër të gjejnë ndonjë mënyrë se si të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre pasiqë në të kundërtën do e shkatërrojnë shëndetin e tyre./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...