4.4 C
Priština
More

    A zbehet kënaqësia seksuale në lidhje pas një viti!?

    spot_imgspot_img

    Një studim i ri që përfshiu 3000 pjesmarrës mes moshës 25 dhe 41 vjeçare tregoi se kënaqësia seksuale në lidhje fillon të zbehet pas një viti. Autori i studimit gjeti se kënaqësia seksuale nuk mvaret nga numri apo mosha e fëmijëve, që në studimet e mëhershme kanë treguar ndikim të rëndësishëm në jetën seksuale, në fakt shkaktari për më pak seks ishin zënkat mes çiftit.

    Ekzistojnë disa faktorë të ndërlidhur mes vete kur bëhet fjala për seksin, lumturinë, lidhjen, kënaqësinë, stresin dhe pak a shumë shumicën e aspekteve të jetës. Kjo nuk do të thotë se jeni të mallkuar në dështim, ja edhe disa gjëra të tjera që i thotë shkenca për lidhjen tuaj:

    1. Pa marrë parasysh sa shumë e dëshironi njëri-tjetrin, me siguri që nuk jeni që të dy të disponueshëm në të njejtin moment 

    Secila që është zgjuar pranë një mashkulli e ka të qartë manifestimin e dëshirës seksuale të tij në mëngjes, përderisa femrat preferojnë seks gjatë natës. Studimi tregoi se pesë herë në javë dëshirojmë seks mirëpo kemi mospërputhje me dëshirat e partnerit.

    2. Femrat me më shumë miq meshkuj kanë më tepër seks (me partnerët e tyre)

    Kjo quhet “garimi i spermës”. Sipas një studimi ndaj çifteve heteroseksuale, femrat që kanë shumë miq të gjinisë mashkullore kanë më tepër seks me partnerin e tyre me iniciativë të partnerit. Kjo ndodh pa vetëdije për shkak të ndjenjës së rrezikimit nga meshkujt tjerë.

    3. Papajtueshmëria seksuale nuk d.t.th se mund të prishë punë

    Mendojmë se secili duhet të jetë seksualisht i kënaqur dhe se mungesa e kënaqësisë është shkatërruese. Një studim tregon se njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë seks pasi të mendojnë se seksi e përmirëson lidhjen e tyre dhe se do të ndjehen më të kënaqur nga seksi në përgjithësi. Andaj, edhe nëqoftëse nuk jeni në disponim, nëse i kuptoni benefitet e seksit për lidhjen tuaj do të kënaqeni më shumë duke e bërë atë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...