Sa jeni në dijeni rreth financave të burrit tuaj?

spot_imgspot_img

Le të flasim rreth parave dhe vlerës së kuptimit. Ne e dimë që të folurit hapur për financat është një komponentë kyçe për një martesë të shëndoshë, por shumë prej nesh bëjnë pikërisht të kundërtën, gjë që nuk ka shumë sens të të kuptuarit. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga Fidelity, 43% e grave nuk dine për pagat e burrave të tyre. Pra, ne pyetëm 5 gra se sa janë të informuara në lidhje me financat e burrave, për të parë nëse ata po ndjekin trendin e gabuar kombëtar.

 

“Asnjëherë nuk kam qenë e mirë me të hollat, kështuqë kur u martuam unë ia transferova tërë shumat e parave burrit tim”, thotë një grua. Ai paguan faturat, ai përcjell gjurmët e bilanceve bankare. Në thelb, nëse unë kam një pyetje, thjeshtë e pyes atë. Pra, me kalimin e ditëve unë pothuajse nuk di asgjë për financat tona, ia lë tërë barren atij. Njerëzit mendojnë se jam e çmendur, por realisht paraja më shqetëson shumë. Pra, pse mos t’ia lë barren atij?

“Burri dhe unë kemi një llogari të përbashkët dhe llogari tjera të veçanta”, shpjegon një grua tjetër. Ne paguajmë se bashku për faturat nga llogaria e përbashkët, pastaj jemi të lirë të bëjmë çka të duam me paratë në llogaritë tona të veçnta. Unë nuk mbaj llogari se si e mban ai atë llogari, ose çka vendos në të. Unë e di vetëm se çfarë kemi në llogarinë tone të përbashkët, dhe natyrisht llogarisë sime. Por, ai është tipi i mashkullit i cili duhet të dijë gjithcka rreth të rejave të fundit të teknologjisë, kështuqë më mbetet të supozoj se ai ka një pjesë të ndryshimit atje!

“Unë nuk arrij ti kuptoj gratë që nuk dinë se çfarë bëjnë burrat e tyre dhe ku i harxhojnë të hollat”, thekson një grua tjetër. Unë menaxhoj buxhetin tonë, kështuqë e di çdo qindarkë që hyn brenda e del jashtë dhe kjo gjë më pëlqen shumë!

“Ne kemi një llogari të përbashkët kontrolluese dhe llogari kursimi të përbashkët, kështuqë unë mund të shoh se çfarë mund të shpenzojë burri im dhe se cilat janë pagesat për tu paguar”, thekson një grua tjetër e martuar. Para se të martoheshim, ne bëmë një diskutim në lidhje me pritjet tona dhe ku do ti harxhonim ato para, dhe ne sërish vazhdojmë të kemi diskutime, ku njëri nga ne ka qëllim kursimi ose dëshiron të blejë diçka të madhe.

“Burri im solli një sasi të konsiderueshme të borxhit në martesën tonë, sepse ai kishte për të paguar kreditin nga shkolla”, thekson një tjetër. Kështuqë unë di shumë rreth jetës së tij financiare. Ne jemi duke punuar së bashku për të paguar kredinë, në mënyrë që të mund të fillojmë të bëjmë kursime për shtëpinë./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.