Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion privat shëndetësor në vend, realizon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale Divertikul i Ezofagut Mediastinal

spot_imgspot_img

Ekipi i mjekëve kirurgë të këtij spitali realizuan me sukses një operacion të vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal tek një paciente 50 vjecare. Sipas mjekëve, pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin profesional të stafit mjekësor.

Ditën e mërkurë, 31 Korrik 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan Prishtinë, realizuan për herë të parë në Kosovë operacionin e vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal, i trajtuar kirurgjikisht me rrugë transialkale.

Operacione të tilla delikate kërkojnë një teknologji të përparuar dhe një staf të specializuar. Gjatë procedurës u përdor thika ultrasonike për diseksion dhe stapler për mbylljen e divertikulit.

Divertikuli me gjatësi 6 – 7 cm dhe me bazë të gjerë, ka qenë traksional i fiksuar për vertebër dhe pleur perikardi.

Sipas mjekëve kirurgë të Spitalit Amerikan Prishtinë, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka përballuar me sukses këtë ndërhyrje.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kujdes i shpejtë për flokët pas diellit – Pandora

Rutinë 10‑minutëshe pas diellit për freski dhe butësi: ftohje, pastrim i butë, hidratim dhe stilim pa nxehtësi, në frymën praktike të rubrikës Pandora te Kosovarja.

Kuzhina e vogël: organizim dhe siguri

Kuzhina e vogël bëhet praktike kur rendi dhe siguria ecin bashkë. Mëso si të rregullosh hapësirën, të ruash pastruesit dhe të reagosh ndaj ekspozimit.

Kutinë make-up: organizim dhe afate përdorimi

Organizo kutinë tënde të make-up-it me hapa të thjeshtë: kategorizim, etiketim me PAO dhe ruajtje higjienike, që rutina jote të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt.

Adoleshenca: Rutinë pas shkollës për provime

Një rutinë e thjeshtë pas shkollës të jep fokus për mësim dhe kohë për pushim. Shiko hapa praktikë dhe rol mbështetës të prindërve.