Shtyrja e ciklit për shkak të pushimeve

spot_imgspot_img

Cikli menstrual gjatë pushimeve verore mund të hap hall të pa dëshirueshëm. Lexojini këshillat e gjinekologut për terapi të shtyrjes së ciklit menstrual…

Tashmë kur është mesi i verës, dëshira për pushime ka arritur kulmin. Por sa do që do të donim që pushimet të jenë relaksuese, femrat edhe në pushime verore mund të kenë një hall, nëse mu në atë kohë i befason cikli menstrual.

Në bazë të disa studimeve të publikuara në maj të vitit 2013, në magazina për kontraceptivë, 17 për qind e femrave e kanë pranuar që përdorin kontracepsione hormonale për të shtyre ciklin e tyre.

Hulumtuesit e Universitetit në Orgeno, kanë anketuar 1.374 studente të cilat kanë përdorur tableta hormonale kontraceptive të kombinuara në gjashtë mujorin e fundit, Gjysma e tyre e kanë bërë këtë për shkak që gjatë pushimit mos të kenë hallin e menstruacioneve, derisa të tjerat i kanë përdorur për preferenca personale apo edhe për të stabilizuar PMS-in.

Sa është në të vërtet e sigurt dhe në cilën mënyrë përdoren këto tableta?

Shtyrja e ciklit është shumë e popullarizuar sidomos gjatë verës. Më së lehti është të programoni ciklin me anë të kontraceptivëve. Në atë kohë duhet të zgjatet përdorimi i tabletave dhe në këtë mënyrë shtyhet edhe cikli. Nëse femra nuk merr kontraceptiv, atëherë është e pamundur ta shtyjnë ciklin menjëherë. Mënyra më e lehtë e shtyrjes së ciklit është përdorimi i tabletave Primolut Nor nga Bayer, apo të ngjashme.

Hapat merren 2 deri 3 ditë para ciklit dhe merren në dozë dy herë në ditë, aq ditë sa ju nevojitet të jeni pa cikël. Kur merret tableta e fundit, cikli do t’ju vijë në periudhë kohore prej 3 deri në 5 ditë dhe në këtë mënyrë e keni të lehtë ta planifikoni marrjen e tabletave. Këto tableta bëjnë punë vetëm deri sa i pini dhe nuk kanë ndikim negativ në ciklet e ardhshme dhe hormonet.

Sigurisht, marrja e tabletave nuk do të thotë që menstruacionet do të ndalen plotësisht. Shume femra do të kenë pak gjakderdhje, që nuk është e dëmshme për shëndet, e në shumicën e rasteve mund t’i ndodhë femrave që tash kanë filluar ta përdorin këtë kontraceptiv.

Gjithsesi më së miri është të flisni me gjinekologun para se të filloni t’i merrni. Kjo posaçërisht ka të bëj për gratë që kanë më shumë se 35 vjeç, konsumueset e cigares ose ato që kanë tension të lartë. Këta faktorë mund të rrisin rrezikun për gjakderdhje në tru dhe infarkt, kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshme nëse jeni në njërën apo më shumë prej këtyre kategorive. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.