16.7 C
Priština
More

    Roli i babait në zhvillimin e fëmijës

    spot_imgspot_img

    Dhoma e pritjes në këshillimoren për bebe: Baballarët flasin për futboll, vetura, punë… dhe për bebet e tyre që janë në ordinancë me nënat. Kjo fotografi e baballarëve dikur e shumëparë nëpër ambulanca është ndërruar sot. Për fat të mirë edhe vetë meshkujt modern janë ndërruar, edhe vetë shoqëria është bindur në rolin e rëndësishëm të babait në zhvillimin e fëmijës.

    Sot shumica e baballarëve duan të marrin pjesë në rritjen e fëmijëve, disa me instinkt dinë të rrisin fëmijën e tyre, të tjerët ngadalë bashkohen, ndërsa shumicës i nevojitet ndihma derisa ta fitojnë vetëbesimin dhe gjeturinë prindërore.

    Si të jetë edhe babi pjesëmarrës dhe të kënaqet me rolin e tij?

    Ditët e para ndjenja e babit duket si të jetë ‘jashtë loje’, ndoshta ka raste edhe kur e kanë të mërzitshme të gjithë situatën, sepse bebet zakonisht vetëm thithin dhe flenë. Në këtë mënyrë baballarët mund të fillojnë indirekt t’i ndihmojnë nënave, për të bërë edhe përgatitje për fazën që vijon.

    Rutina e përditshme: ndërrimi i pelenave, mbajtja e bebes derisa gokson, larja e bebes, masazhe të tërë trupit, veçanërisht të barkut (për shkak të shtrëngimeve). Këto mund të jenë rituale interesante në të cilat baballarët mund të marrin pjesë, ndoshta jo me shumë shkathtësi, por me kohë mësohen.

    Dalja në shetitje me beben, leximi (nuk është herët, sepse bebeve iu pëlqen të dëgjojnë, kurse atë të babit ata e njohin). Edhe këndimi është i mirëseardhur. Ndërkaq një hulumtim i Universitetit në Toronto (Kanada) ka treguar se si prindërit iu kanë kënduar bebeve dy këngë dhe rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm. Rritja e ndjenjave dhe kontakti me sy është vërejtur tek bebet kur kanë dëgjuar zërin e babit. Ky fakt është edhe pse bebet më shumë reagojnë në tonë të ulët dhe më të ngadaltë, që është karakteristik e zërit të meshkujve.

    Meshkujt komunikojnë më ndryshe me fëmijët dhe kjo është në rregull plotësisht. Nga ana e zhvillimit të bebeve, karakteristikë e baballarëve është se ata luajnë lojëra të ndryshme me fëmijët, që është kontrast me nënat që janë më të ndjeshme dhe më shumë mbanjë brenga. Baballarët zakonisht bëjnë disa lojëra gjimnastike që nënat nuk i miratojnë, por ata këto lojëra normal që i bëjnë me shumë kujdes (si fluturon treni, kalërimi në moshë pak më të madhe etj).

    Baballarët shpesh lavdërohen që bebet vetëm nga ata pranojnë të marrin ilaçet, nuk qajnë kur ata i dërgojnë tek mjeku, e kjo do të thotë që janë të angazhuar edhe kur fëmijët janë të sëmurë. Zgjohen edhe natën kur bebja qan dhe i ngushëllojnë kur ëndrrat e këqija fillojnë t’i mundojnë dhe në një farë mënyre ky rol i mbrojtësit ka peshë të madhe edhe tek baballarët edhe tek fëmijët.

    Nganjëherë baballarët frikësohen nga ndryshimi i ndjenjës për bebet e tyre dhe e kërkojnë arsyen në lodhjen e tyre, problemeve në punë, përgjegjësisë së madhe ndaj familjes, por e gjitha kjo është normale tek baballarët e rinj. Kjo është diçka që baballarët do të kalojnë në të gjithë jetën e tyre.

    Çdo ditë, çdo gjë e re në zhvillimin e bebes e pasuron babain.

    Roli I babit në edukim dhe pavarësim është nganjëherë shumë më i rëndësishëm se ai i nënës.

    Siç koha po ndërron, ashtu po ndërrojnë edhe bindjet e vetë baballarëve – të shpresojmë që do të kemi numër sa më të vogël të fëmijëve që pyesin ‘Më trego çka e kam babin” “ A është ai baba apo gjyqtar për kundërvajtje”?… /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...