Si të trajtoni në mënyrë natyrale irritimin e lëkurës poshtë gjoksit

spot_imgspot_img

Djersitja e shpeshtë, përdorimi i veshjeve të ngushta sintetike, zgjedhja e reçipetave të gabuara dhe alergjitë nga produktet larëse bëhen shkak për një prej shqetësimeve më të mëdha gjatë verës, irritimi i lëkurës poshtë gjoksit. Ky lloj dermatiti, i njohur ndryshe me emrin mjekësor intertrigo, mund të prekë këdo, por më të rrezikuara janë femrat me gjoks të madh. Skuqja e pashmangshme, formimi i qeskave me qelb dhe kruajtjet e vazhdueshme janë disa prej simptomave kryesore të këtioj lloj dermatitis. Living ju njeh me katër prej trajtimeve natyrale që mund të realizoni në kushte shtëpie për të qetësuar lëkurën e inflamuar.

1.Kompresa të ftohta: Hapi parë që duhet të bëni në trajtimin e irritimit të lëkurës poshtë gjoskit është të vendosni kompresa e ftohtë. Merrni disa kubeta akulli, mbështillini me një napë pambuku dhe vendosini poshtë gjoksit. Përsëriteni këtë veprim çdo 10 minuta për aq kohë të lirë sa keni në dispozicion. Mos e fshini lëkurën në fund, por lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Këshillohet të mos vishni reçipeta.

2. Aplikoni vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë ifneksioni dhe të qetësojnë lëkurën. Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit. Më pas lyeni lëkurën poshtë gjoksit me ndihmën e një tamponi pambuku.

3. Masazhoni zonën e infektuar me xhel të aloe veras: Bima e aloe veras ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale. Merrni pak nga xheli i kësaj bimë dhe masazhoni lëkurën e irrituar me lëvizje rrethore të mollëzave të gishtave.

4.Lyeni zonën e inflamuar me përzierje borziloku: Merrni disa gjethe broziloku të freskët dhe kalojini në frulator derisa të formohet një pastë, njëlloj sikurse bëni peson. Me ndihmën e një spatule aplikojeni poshtë gjinjve dhe prisni derisa të thahet. Në fund pastroni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me kujdes.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kalkulator i lëvizjes dhe qëndrimit të trupit gjatë ditës — këshilla të thjeshta

Si t’i përcjellni lëvizjet dhe qëndrimin gjatë ditës me një kalkulator të thjeshtë dhe çfarë këshillash praktikë mund t’ju ndihmojnë të shmangni sjelljet sedentare dhe të përmirësoni shëndetin afatgjatë.

Horoskop ditor për 12 shenjat (vetëm për argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo dhe zbavitu — vetëm për argëtim.

Showbiz: udhëzues praktik për përzgjedhjen e filmit të përshtatshëm për mbrëmjen familjare

Udhëzues praktik për të zgjedhur një film që i përshtatet mbrëmjes familjare: si ta përcaktoni qëllimin, si të kontrolloni përshtatshmërinë sipas moshës dhe si të favorizoni diversitetin kulturor.

Kafshë-shtëpiake | Siguria e produkteve të pastrimit: plan veprimi i shpejtë dhe parandalimi për familjet

Udhëzues praktik për familjet me kafshë-shtëpiake: si t’i ruani dhe t’i përdorni produktet e pastrimit në mënyrë të sigurt, si të parandaloni aksidentet dhe çfarë të bëni në rast dyshimi për helmim.