Gabimet që bëjmë kur zgjedhim buzëkuqin, ja çfarë duhet të dinë të gjitha femrat

spot_imgspot_img

Edhe pse në fillim të viteve ‘800 buzëkuqi konsiderohej një produkt që përdorej nga prostitutat dhe aktorët, përjashtim nuk bënte as shtresa e pasur.

Më pas, në 1880-ën do të krijohej buzëkuqi që ne njohim sot, i realizuar me tulin e grejpfrutit, gjalpit dhe dyllit. Në këtë kohë, gishti nuk drejtohet më nga buzëkuqi për arsye moraliste, por për përmbajtjen e elementëve të dyshimtë si mërkuri, arseniku apo plumbi. Aq larg shkon diskutimi, sa në vitin 1924, në Nju Jork, diskutohet bllokimi i tij.
Pavarësisht kësaj, 92 për qind e femrave kudo në botë e përdorin atë. Madje, ai është njëkohësisht produkti më i vjedhur në dyqanet kozmetike. Sipas revistës së njohur Glamour, gjatë jetës sonë femërore përdorim nga dy deri në katër kilogramë buzëkuq

JA DISA GJERA QE DUHET TE DINI PER BUZEKUQET
Sa herë që do të blesh një buzëkuq duhet ta provosh më parë atë. Nëse prova me testerin nuk të duket tepër higjienike, atëherë provoje buzëkuqin te pjesa e brendshme e pulsit të dorës, pasi aty lëkura ka ngjashmëri me atë të fytyrës. Një produkt i mirë njihet nga pigmenti. Produkti është i duhuri nëse me një ose dy kalime mbi kurrizin e dorës përfiton ngjyrë të thellë dhe uniformë. Nuk bën si produkt nëse ndodh e kundërta. Artistja e grimit Bobbi Brown këshillon të blini me siguri buzëkuqin që ju shkon edhe nëse nuk jeni e grimuar. Kjo është nuanca magjike, e cila i jep vlerë ngjyrës së lëkurës tuaj, shikimit dhe flokëve.

E NDALUAR
Buzëkuqi mbi dhëmbë nuk do të jetë asnjëherë diçka e bukur për t’u parë. Edhe pse një gjest jo shumë elegant ka një mënyrë se si të siguroheni që nuk keni buzëkuq mbi dhëmbë. Fusni në gojë gishtin tregues, rrudhni buzët rreth gishtit e më pas nxirreni atë ngadalë. Tepricat e buzëkuqit do të mbeten aty.

TRUKE TË ZANATIT
Artisti i grimit Kevyn Aucoin ka një teknikë të tijën në aplikimin e buzëkuqit. Vizatoni konturin e buzëve më një laps neutral. Kjo do të bëjë të përfitoni më pas një gojë më natyrale, jo me stil klouni. Aplikoni pas lapsit neutral buzëkuqin, qoftë ky me ngjyrë të ndezur. Hiqni pjesën e tepërt me një kartë-pecetë. Kaloni mbi buzë pak pudër fytyre. Riaplikoni buzëkuqin, e përsëri kaloni sipër kartë-pecetën.

Burim: LIVING

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria dhe martesa: zgjidhje pa zhurmë

Një udhëzues praktik për të zgjidhur keqkuptime në çift pa ngritur zërin: hapa të qartë, kufij të shëndetshëm dhe rikthim i dialogut me empati.

Materialet që zgjasin rrobat familjare

Udhëzues praktik nga Kosovarja: si të lexosh etiketat, të testosh shpejt cilësinë dhe të zgjedhësh materiale që zgjasin garderobën familjare.

Këshilla shëndeti për përditshmërinë

Hapa të thjeshtë për hidratim, ushqim të balancuar, lëvizje të lehtë dhe menaxhim stresi – të integruara natyrshëm në ditën tënde.

Thonjtë: kujdes pa irritim me SPF

Mbro kutikulat dhe thonjtë me SPF pa irritim dhe ndiqe një rutinë të thjeshtë para/pas diellit – sidomos kur kalon ditë në pishinë.