4.4 C
Priština
More

    Si të tejkalojmë xhelozinë e partnerit?

    spot_imgspot_img

    Dozë e konsiderueshme e xhelozisë, nuk është ndonjë problem në asnjë marrëdhënie, por ekziston një vijë e hollë në mes të dashurisë të çmendur dhe vetë çmendurisë …

     

    Xhelozia mund të jetë një nxitje e mirë në lidhje dhe të ndezë pasionet e fjetura, për të dhënë  treguesit se si do të duket marrëdhënia në të ardhmen, por ajo mund të jetë edhe një barrë e madhe.

    Xhelozia mund të rrezikojë seriozisht lidhjen

    Nëse në fillim të lidhjes ai thotë se i vjen keq që ndonjë lëvizje e tij ju bëri xheloze, kjo do të thotë që edhe në të ardhmen do të jetë një person mbështetës. Nëse vetëm e lëkund dorën dhe thotë se paarsyeshëm po e teproni, mesiguri kështu do të reagojë edhe në situata të tjera.

    „Në marrëdhënie afatgjatë, pak xhelozi prapë mund të ri-trazojnë pasionet, sepse kjo ndjenjë do t’ju rikujtoj në atë që keni,“ shpjegoi për „Women’s Health“ doktoresha Hajdi Reder, duke shtuar se situata të tilla shpesh çojnë në një jetë seksuale më të mirë dhe më të pasionuar.

    Disa studime kanë treguar se gratë shpesh janë xheloze sepse dyshojnë që partneri është i dashuruar në një tjetër femer, kurse meshkujt janë xheloz sepse dyshojnë se partnerja e tyre është tradhtare.

    Si të merreni me xhelozi?

    Besoni instinktet tuaja dhe mos i injoroni ato, por nuk duhet të silleni si një adoleshente e pamundur, me shpërthim dhe akuza histerike. Para se të filloni me akuzat, prisni një minutë, dhe vetëm kur të qetësoheni përpiquni që me argumente të thoni se çfarë ju shqetëson.

    Në atë moment shfrytëzoni mundësinë për të shpjeguar në mënyrë të qetë se çfarë e nxit xhelozinë tek ju. Gjithashtu, duhet të mësoni që të kontrolloni emocionet tuaja, sepse në këtë kohë marrëzia shpejt tejkalon të menduarit racional.

    Si të argumentojmë një partner xheloz?

    Në çdo situatë të pakëndshme, të tilla si një takim me ish-të dashurin, bëjani me dije partnerit aktual, me anë të prekjeve apo me ndonjë gjest të ngjashëm që tani ai është i vetmi për ju. Kështu që nuk do të humb vetëbesimin, dhe ndjenja e xhelozisë nuk do të rritet. Nëse ankohet që keni shikuar një djalë të pashëm në anën tjetër të rrugës, mos gënjej duke thënë që me të vërtetë ishit duke shikuar vitrinën e një butiku. Askush nuk bjen në këtë, dhe është pak e ofendueshme kur dikush ju gënjen në këtë mënyrë. Nëse keni frikë nga reagimet e dhunshme, më mirë thuani që ai ju ka rënë në sy apo ju kujton një mik nga kolegji.

    Nëse me këto nuk jeni bindëse ndaj partnerit, dhe nuk është e sigurtë që ai nuk është prekur nga xhelozia, atëherë, pyeteni atë çfarë ai mendon që duhet të bëni në situata të tilla. Nëse kërkesat e tij janë të pranueshme, përpiquni për të bini dakord dhe respektoni këtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...