Çfarë është seksi indirekt?

spot_imgspot_img

Kush ka fjetur me tetë partnerë, në mënyrë indirekte ka qenë në kontakt seksual me ta 2.8 milionë njrëz, duke u bazuar në të dhënat mesatare, mbi numrin e partnerëve dhe moshës së tyre.

E çuditshme, apo jo?

Kompania farmaceutike “Lloydspharmacy” e ka shpikur një makinë llogaritëse pak të frikshme që ju lejon të llogaritni me sa njerëz keni patur kontakt seksual, dhe për të paralajmëruar përhapjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme, sipas “Daily Mail”.

Për shembull, kalkulatori tregon që gruaja tridhjetë-vjeçare që ishte me shtatë partnerë, përmes të tyre ka ardhur në kontakt seksual indirekt me më shumë se 2 milionë njerëz.

Në llogaritëse (kalkulator) futet mosha e përdoruesit, gjinia dhe numri i partnerëve seksualë. Pastaj kërkohen informata mbi moshën e atyre partnerëve, dhe rezultati i përgjithshëm është marrë në bazë të statistikave mbi mesataren e numrit të partnerëve seksual që lidhen me seksin dhe moshën, si dhe ish-partnerëve të partnerit tuaj dhe kontakteve indirekte seksuale të tyre.

Pastaj procesi i llogaritjes përsëritet për pesë “gjenerata” të ardhshme të partnerëve dhe të shoqëruara me të dhënat e mëparshme, sjell numrin e përgjithshëm të “shkallës së ndarjes seksuale”, ashtu si e kanë quajtur shkencëtarët. Shkalla seksuale e ndarjes, mbështetet në teorinë e “gjashtë niveleve të ndarjes”, sipas të cilit çdo dy njerëz në botë i lidh një zinxhir deri në gjashtë persona.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhni keqkuptimet pa ngritur zërin

Keqkuptimet zgjidhen më lehtë me bisedë të qetë. Ja si të përgatitesh, të dëgjosh dhe të vendosësh kufij që sjellin zgjidhje, jo zhurmë.

Paragjella familjare: plan javor i thjeshtë

Menu javore e balancuar, parapërgatitje 90‑min, ruajtje e sigurt dhe ndarje detyrash për familje Kosovë–Zvicër. Hapa praktikë nga fryma Paragjella te Kosovarja.

Hidratimi dhe ushqimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije, vakte dhe freskim të ambienteve në vapë, me kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqe ditën me lehtësi.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Dallo materialet me sy dhe prekje, lexo etiketat me zgjuarsi dhe mirëmbaji thjesht: udhëzues praktik i Kosovarja për rroba që zgjasin dhe kapsulë familjare.