19.5 C
Priština
More

    Si të silleni në lidhje, me një mashkull nga Ballkani?

    spot_imgspot_img

    Burrat nga Ballkani gjithmonë kanë të drejtë, dëshirojnë që t’ju testojnë në çdo hap dhe sigurisht „vdesin“ nga ethet më të zakonshme. Më poshtë i kemi paraqitur disa këshilla praktike se si të argëtoheni me njërin prej tyre.

     

    Në blogun e saj, Sylvia Valencia transferon vizionin e saj të meshkujve ballkanik, dhe si të silleni kur ju jeni në lidhje me të:

    „Le të jemi të sinqertë: ata janë simpatik, sharmantë e sexy, dhe është e pashmangshme që zemërimi i flirtit të tyre dhe irritimi i papritur do t’ju kthej në ditët e mira dhe të vjetra të kopshtit, kur djemtë ishin duke pështyrë vajzat të cilat i pëlqenin, kurse vajzat do të zemëroheshin, por kjo fshehurazi do t’ju pëlqente. Sikleti i tyre kronik me çdo gjë në jetë është e gjitha vetëm aktrim dhe më e rëndësishmja, sfidë. Duke marrë në tërësi, ata janë meshkuj të pamohueshëm të bukur dhe të pashmangshëm, por nuk duhet të mashtroheni, ata janë edhe krijesat më të vështira në këtë planet“.

    Bëhu mashtruese

    Përderisa shumica e njerëzve përgjigjen mirë në flirtim, mashkulli i Ballkanit dëshiron një sfidë më të madhe. Nëse në fillim tregoni që jeni e interesuar në të, atëherë ftesa e tij për të dalur në qytet, duke ditur që ju tashmë pëlqeni atë, për të nuk është ashtu si ai dëshiron, dhe kjo është papranueshme.

    Kënaqeni natyrën e tij konkurruese duke e lejuar që të mendoj se ai fitoi. Sa më shumë që të jeni arrogant, aq më shumë ai do të jetë i interesuar.

    Hutojeni

    Ai do të dëshironte konfirmimin se ju e pëlqeni atë, por sa më shpejt që ai e merr, do të shtiret që atij nuk i pëlqeni.

    Kjo është arsyeja pse ju duhet të shtireni që nuk jeni e interesuar për të, provoni durimin e tij. Ai nuk do të pret këtë, sepse ai mendon që tashmë ju ka „nxënë“. Kur i përfundon të gjitha pesë fazat e pikëllimit, përsëri do të kthehet në fillim dhe të pres për një sfidë të re. Përveç se këtë herë e din që mendoni seriozishtë.

    Kini kujdes

    Tani pasi që ju ka, ky djalë seriozisht do të testojë durimin tuaj. Sensi i tij i çuditshëm i humorit do t’ju nxiste për t’ju bërë nervozë deri te „kufiri i fundit“ vetëm që të jetë në gjendje për të qeshur kur ju zemëroheni.

    Në mendjen e tij ai „teston nivelin e tolerancës tuaj.“ (Ai mendon që është duke bërë hulumtime të ligjshme.) Në realitet, qëllimi i vetëm i kësaj është që të zbavitet ai, kështu që nuk duhet që ta merrni seriozisht.

    Grumbulloni alkool

    Nëse jeni në lidhje me një mashkull nga Ballkani, do të përjetoni fundin e botës disa herë në vit (kryesisht gjatë sezonit të gripit). Kjo është sepse kur mashkulli nga Ballkani ftohtet, ai mendon që po vdes.

    Më e mirë që mund të bëni atëherë është të ofroni raki dhe verë të zier në sasi të mjaftueshme. Teoritë e tij të konspiracionit, në lidhje me industrinë mjekësore do të detyrojnë atë që të refuzojë çdo lloj medikamenti, në qoftë se keni një verë dhe raki, ai do të dremitë i dehur dhe kjo do të jetë në favorin tuaj.

    Ai gjithmonë ka të drejtë!

    Kur ai nuk ka të drejtë, nuk do t’ia dijë se ai është i gabuar, sepse ai do të jetë keq i disponuar deri në „fund të jetës“. Le të mendojë se ai është i drejtë, pa marrë parasysh nga të gjitha. Kjo është thjesht mënyra më e lehtë.

    Mos ushqyerja me perime

    Ai do të mendoj se ju jeni duke u përpjekur për të krijuar ndjenjën e urisë deri në vdekje, dhe do  të pushojë që të besojë. Nëse për ndonjë arsye dëshironi të ushqeni atë me shumë perime, fshihini ato në supa ose shtoni në sallata të cilat i shërbeni me mish.

    Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se duhet që të mbajë një dietë, mos i thoni atij se ai është në dietë, sepse do të shfaqet i vrenjt konstantë në fytyrën e tij. Vetëm bëhuni krijues.

    Gjeni një ekuilibër

    Bilancë në cka? E pra, mashkulli nga ballkani pret nga gruaja që të jetë tradicionale, por edhe nënë moderne e tetë fëmijëve, dhe të ketë një trup të përkryer dhe të shtrënguar.

    Diçka në mes të një vajze që është si nëna e tij dhe të dashurës që nëna e tij kurrë nuk do të kishte miratuar; mes vajzës në telashe „Femme Fatale“, një vajzë që gatuan byrek të mrekullueshëm, por të jetë edhe Porno Star, e arsimuar, por jo mjaftueshëm e arsimuar për të hedhur poshtë mendimin e tij; e nënshtruar mjaftueshëm për të bërë atë të ndihet si një burrë, por jo e nënshtraur deri në pikën për të eliminuar sfidën.

    Mbani sfidën, vetëm nëse ai me të vërtetë mendon, atëherë mos e shkaktoni. Ose bëjeni atë. Nuk e di. .. Ose, bëhuni ju. Dhe kur ai e kupton se vërtet jeni një person që dëshiron të jetë me të, ai do t’ju pranojë ashtu sic jeni sepse nuk dëshiron që të vdes vetëm.

    Pajtohuni me nënën e tij

    Por jo edhe shumë, sepse atëherë do të ndjen që jeni së bashku kundër tij dhe do të rebelohet kundër të dyja. Pavarësisht nga kjo, ai është një mashkull nga Ballkani dhe e do mamanë e tij, prandaj bëjuni e këndshme me të.

    Nëse ajo është e mirë me ju, kjo është një bonus, por kjo nuk vjen vetvetiu. Në fund të fundit, ju e vodhet fëmijën e saj dhe nuk dini të hekurosni. Ajo ka të drejtë që t’ju urren.

    Në mënyrë strategjikeqasuni në betejat tuaja

    Përderisa shumica e meshkujve ndjehen fajtor kur e dinë që jeni të zemëruar me ta, burrat e Ballkanit janë krejtësishtë të ndryshëm. Cilado qoftë arsyeja, fakti që ju jeni e zemëruar me të, do të kthehet në atë që ata janë të zemëruar në ju, sepse ju jeni zemëruar me ta.

    Për t’u marrë me luftën të natyrës komplekse me një burrë nga Ballkani, zemërimi yt ndaj tyre duhet të ndahet në tri kategori dhe në këtë mënyrë për t’u marrë me të.

    – Lufta e nënndërgjegjeshme

    Nëse jeni vetëm pak e zemëruar në të dhe ndjeni që për këtë arsye, nuk ia vlen gridnja e madhe, që me siguri do të ndodh, fshiheni kripen apo telekomandën.

    – Trajtimi i Heshtur

    Kjo është kur jeni e zemëruar në të, por jo mjaftueshëm e zemëruar për të filluar luftën me të. Nga trajtimi i heshtur me të vërtetë do të çmendeni, sepse atëherë ai është në fazë të paparashikueshme dhe paparashikueshmëria tregon se ai e ka humbur kontrollin.

    – „Vrasja“

    Pavarësisht nga emri i kësaj kategorie, ju nuk do të vrisni vërtetë. Vetëm do të zemëroheni deri në atë masë sa që ai do të mendonte që ju do ta vrisni. Kjo është në fakt mënyra e vetme që të grindeni me një mashkull nga Ballkani, sepse e vetmja mënyrë që do të detyronte për të kuptuar diçka është që të jetë i frikësuar.

    Shtyjeni që të frikësohet për mendje e shëndoshë tuajen, ose mungesa e mendimit praktik, dhe ai do të mësojnë më shpejt, se sa ju mendoni.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...