4.5 C
Priština
More

    Rregulla të mirësjelljes (bonton), gjatë takimit me ish të dashurin!

    spot_imgspot_img

    Takimi me ish të dashurin mund të jetë një ngjarje stresuese, jo sepse ju e doni ende atë, por për shkak se nuk e dini se si të silleni në atë situatë. A duhet që të fshiheni? Bëhuni cool? Ose sarkastik? Me këshillën tonë, takimi i radhës me ish të dashurin do të jetë edhe më shumë se i durueshëm.

    Veproni si të jeni e befasuar

    Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ju doni të bëni të qartë se nuk jeni e obsesionuar me të, më që nga ndarja me të, ju nuk e planifikuat një takim rastësor. Silluni ashtu që ju vjen mirë që e keni parë, por gjithashtu jeni e habitur që jeni takuar me njëri tjetrin.

    Pa ironi

    Edhe në qoftë se ka qenë i dashuri më i keq ndonjëherë, edhe në qoftë se ndarja ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë, është mjaft normale që dëshironi që të mallkoni ditën kur ju ka humbur. Por në qoftë se jeni e vrazhdë kur të takoheni, ai nuk do të jetë i trishtuar që ju ka humbur. Përveç kësaj, me mirësjellje tregoni se nuk keni më interesim për të. Mos harroni, e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca.

    Mos gënjeni

    Me siguri që keni disa miq të përbashkët apo ende jeni miq në Facebook, kështu që nuk ka nevojë për të imagjinuar disa tregime të rreme, sepse me siguri do të kuptoj dhe do të ndjehet palidhje. Nëse keni nevojë që ta zbukuroni jetën tuaj për një nuancë, përqëndrohuni në gjëra pozitive dhe flisni për këtë.

    Bëhuni fenomenal

    Jini të qeshur, flirtoni dhe ngacmoni të gjithë rreth jush – madje edhe kur mendoni se ai është duke shikuar.

    Qëndroni „mbi të“

    Nëse ai fillon të sillet me keqdashje apo i vrazhdë, mos zbrisni në nivelin e tij, por silluni me  dinjitetin tuaj. Do të ndjehet si një idiot të nesërmen, na besoni.

    Mos pini shumë

    Ka shumë skenare të këqija të mundshme, në rast se deheni apo e humbisni mendjen tuaj. Mund të ndodhë që ta sjellni në shtëpi dhe të bëni ndonjë budallallëk duke qarë për përfundimin e lidhjes tuaj dhe duke ja bërë me dije që ende ju intereson ai.

    Si të silleni në praninë e ish të dashurës së partnerit tuaj?

    Mos e krahasoni vetën me të

    Kjo ndodh pothuajse instinktivisht, filloni të analizoni se sa jeni të ngjashme apo të ndryshme nga ish e dashura e tij. Gjëja më e rëndësishme është se ai është tani me ju dhe fundi i tregimit. Shpenzimi i kohës për të reflektuar mbi ish të dashuren e tij, vetëm do të bëjë që ju të bëheni e pasigurt dhe të ktheni fokusin larg nga ajo që është e rëndësishme – dhe kjo është lidhja juaj.

    Bëhuni gati për të folur për ditë të vjetra të mira

    Kur duhet të dëgjoni partnerin tuaj me ish-të dashuren e tij duke rikujtuar ngjarjet nga e kaluara, është e vështirë që të qëndroni e qetë. Nëse ju filloni të ndjeheni si një e huaj, mos harroni se ka edhe një grumbull të kujtimeve që ajo nuk i kishte përjetuar me të dashurin tuaj, dhe ju i keni përjetuar ato.

    Përmbahuni nga grindja me të dashurin tuaj më vonë

    Shtypja e zemërimit dhe ndjenja negative mund të shkaktojë një shpërthim të emocioneve pasi që  të kaloj situata e sikletshme. Mundohuni që të përmbaheni derisa të qetësoheni. Nëse edhe të nesërmen jeni duke menduar në lidhje me këtë, uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj deri sa të zgjidhni këtë. Grindjet e ngarkuara emocionalisht, kurrë nuk përfundojnë mirë.

    Mos le të të sfidoj në qoftë se sillet keq ndaj jush

    Mundohuni që ta vëni veten në pozicionin e saj – dhe ju do të ishit ziliqar që të takoni ish të dashurin tuaj me një të dashurë fantastike të re. Nuk është mirë, por e kuptueshme. Injorojeni atë, sepse ajo është vetëm një ish. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...