Meshkujt, të parët thonë Të dua

spot_imgspot_img

Sipas rezultateve të një studimi të kohëve të fundit, këto dy fjalë magjike, ju mund t’i prisni vetëm pas afërsisht tre muaj takimi, kur është fjala për meshkujt …

Megjithatë, me gratë është situata pak më ndryshe. Besoni apo jo, mashkullit mesatar, i duhen 88 ditë për të thënë “Të dua” kurse gruas madje edhe 134 ditë!

Madje 39 për qind të meshkujve, këto dy fjalë i shqiptojnë edhe në muajin e parë të takimit, e cila vlen vetëm për 23 për qind të grave.

Ky studim gjithashtu thekson se një e treta është gati për të filluar një jetë së bashku, me gjysmën më të mirë, dhe 77 për qind e mbajnë në mend momentin kur i kanë thënë partneres që e duan, dhe data të tjera të rëndësishme në atë lidhje.

“Edhe pse nëpër vite e mendojmë të kundërtën, për shkak të opinioneve të krijuara dhe paragjykimeve rreth meshkujve, ajo rezulton se ata janë në disa momente vërtetë më të vëmendshëm se sa gratë”, tha Jenny Trent, një nga autorët e studimit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhni keqkuptimet pa ngritur zërin

Keqkuptimet zgjidhen më lehtë me bisedë të qetë. Ja si të përgatitesh, të dëgjosh dhe të vendosësh kufij që sjellin zgjidhje, jo zhurmë.

Paragjella familjare: plan javor i thjeshtë

Menu javore e balancuar, parapërgatitje 90‑min, ruajtje e sigurt dhe ndarje detyrash për familje Kosovë–Zvicër. Hapa praktikë nga fryma Paragjella te Kosovarja.

Hidratimi dhe ushqimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije, vakte dhe freskim të ambienteve në vapë, me kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqe ditën me lehtësi.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Dallo materialet me sy dhe prekje, lexo etiketat me zgjuarsi dhe mirëmbaji thjesht: udhëzues praktik i Kosovarja për rroba që zgjasin dhe kapsulë familjare.