Si të shpëtojmë nga buzët e plasaritura?

spot_imgspot_img

Ditët e ftohta të dimrit sjellin edhe probleme me lëkurën e plasaritur dhe dëmtuar, veçanërisht rreth buzëve. Për të shmangur djegjen dhe dhimbje nga buzët e plasaritura, aplikoni këto truke të thjeshta dhe të natyrshme.

SHEA gjalpi

Shea intensivisht ushqen lëkurën, dhe vepron më së miri në zonat e plasaritura. Hidraton  lëkurën. Kjo gjalpë është e mbushur me vitamina për të shëruar dhe për të ushqyer lëkurën. Atë duhet ta përdorni rregullisht, duke vendosur në buzët tuaja në mëngjes e në mbrëmje, dhe ju nuk do të keni probleme.

Sheqeri

Në mënyrë që të keni buzë të buta dhe të lëmueshme, pillingu është shumë i rëndësishëm. Sheqeri është një mënyrë e shkëlqyer dhe e natyrshme për të bërë pillingun e buzëve. Megjithatë, në qoftë se ju përdorni trukun me sheqer shumë shpesh mund të shkaktoni acarim të lëkurës. Gjejeni pillingun i cili përmbanë sheqer apo bëjeni atë vetë në shtëpi duke përzier sheqerin dhe vajin.

Trangulli

Nëse buzët tuaja janë të thata, përdorimi i trangujve të freskët do të “zbusste” ato me sukses. Blejeni një balsam që përmban ekstrakt të trangujve ose bëjeni vet atë – merreni një trangull të freskët, prejeni në fletëra dhe vendosini në buzë për rreth dhjetë minuta.

Vaji i kokosit

Nëse përdorni vaj kokosi, buzët do të zbuten dhe zonat e plasaritura do të shërohen shpejt. Gjë e rëndësishme është që vajin e kokosit ta vendosni një herë në ditë. Vajin e kokosit përdoreni sidomos gjatë ditëve të ftohta duke vendosur një shtresë të hollë të vajit në sipërfaqën e buzëve.

Aloe vera

Aloe Vera është një ilaç i shkëlqyer që shumë shpejtë e shëron lëkurën. Buzët e plasaritura zakonisht kanë ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhëmbje, dhe duke vendosur Aloe Vera do të ndjeni zbutje dhe lehtësim./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.