Pozicionet gjatë gjumit – avantazhet dhe disavantazhet

spot_imgspot_img

A keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si fleni? Pse kështu? A e dini se jo të gjithë pozicionet gjatë gjumit janë të mira për shëndetin tuaj? Secili ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjeni se cilat! Nëse keni një gjumë të rëndë dhe gjatë gjumit nuk do të ndryshoni pozitën, mund të keni disa pasoja në shëndet.

Në shpinë

Anët e mira: Kjo pozitë është e mirë për balancimin e peshës së trupit, organet e brendshme, për të reduktuar dhimbje në qafë dhe shpinë. Vetëm mbani një jastëk nën gjunjë që të keni një kontroll më të mirë përgjatë natës.

Disavantazhet: Nëse gërhasni, mund të dëshironi të ktheheni në krah, sepse duke fjetur në shpinë mund të përkeqësoni këtë gjendje.

Në krah

Avantazhet: Fjetja në pozicionin e fetusit me gjunjë të mbledhur dhe një jastëk mes këmbëve tuaja mund të ju ndihmojë të largoni stresin. Jastëku është në këtë rast i rëndësishëm për të mbajtur kokën tuaj në pozitën e drejtë. Duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të zvogëloni dhimbjet e gjoksit dhe urthin.

Disavantazhet: Ju jeni me fat – ky pozicion pothuajse nuk ka gabime, sepse përcjell pozitën natyrore të shpinës (në qoftë se ju flini si duhet).

Në stomak

Avantazhet: Nëse keni dhimbje të rastësishme në pjesën e fundshpinës suaj, duke fjetur në këtë pozicion nga koha në kohë, mund të reduktoni presionin mbi këtë pjesë të trupit.

Disavantazhet: Edhe në qoftë se preferoni për të fjetur kështu, ky pozicion është i rrezikshëm. Kurrizi juaj nuk është në një pozicion natyror, dhe koka është e kthyer anash, që për të nuk është një pozitë e natyrshme. Për shkak të kësaj, ju mund të keni ndjesi shpimi gjilpërash rreth trupit kur zgjoheni.

Në çfarë pozicioni e bëni gjumin tuaj?

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.