9.4 C
Priština
More

    Këshilla të dobishme për ata që mbajnë lente kontakti

    spot_imgspot_img

    Shumica e atyre që kanë probleme me shikim zgjedhin të mbajnë lente kontakti dhe jo syze, por shpesh janë të pamatur kur është fjala për mirëmbajtjen dhe kujdesin e lenteve dhe syve. Nëse dëshironi pa brenga të mbani lentet, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të dëgjoni udhëzimet dhe këshillat themelore.

    Higjiena

    Lentet e syve janë qelq  i ndjeshëm dhe gjithmonë duhet ta kini në mendje se janë në kontakt direkt me sytë e juaj. Nuk dëshironi që për shkak të tyre të keni problem shtesë, apo jo? Për këtë gjë duhet t`i prekni me duar të pastra, para se t’i vendosni, lani duart dhe thani mirë. Ose të paktën mbani me vete faculeta të lagura dezinfektuese, aplikoni ato në majat e gishtërinjve (thonjtë mund të dëmtojnë lentet). Ne e dimë se duart tona janë bartës të pisllëqeve dhe bakterieve të ndryshme andaj para kontaktit me sytë duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i lajmë detalisht ato. Gjithashtu, edhe vetë lentet duhet të pastrohen rregullisht. Sigurisht, përsëri me duar të pastra – vini ato në dorën tuaj dhe lani me solucion fiziologjik. Duhet ta bëni këtë çdo javë ose sa herë që vëreni njolla mbi lente. Lentet mund të ngjiten në sy dhe të shkaktojnë të çara mikroskopike që strehojnë mikroorganizmat që mund të shkaktojnë infeksion. Andaj nuk duhet t’i zhytni as në ujë të pastër.

    Gjumi

    Kurrë mos flini me lentet në sy, edhepse ekzistojnë lente që nuk duhet t’i hiqni para se të shkoni në shtrat, shumë mjekë preferojnë që t’i hiqni ato. Kur flini me lente në sy, sytë janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Përveç kësaj, disa bakterie mund të mblidhen në lente dhe të jenë të pakëndshme, bile edhe të shkaktojnë infeksion.

    Të bërit banjë

    Mos i mbani lentet as edhe kur bëni dush apo shkoni për not. Pishina, uji i detit, lumit madje edhe uji i thjeshtë i ujësjellësit përmbajnë mikroorganizma të cilat ekspertët i quajnë acanthamoeba të cilat mund të shkaktojnë infeksion në sy. Pra, nëse mbani lente gjatë notit jeni në rrezik duke u bërë të prekshëm ndaj infeksioneve.

    Kurrë mos e përdorni përzierjen e njejtë fiziologjike sepse ajo rrit rrezikun e infeksionit. Kutinë për ruajtjen e lenteve duhet ta ndrroni një herë në muaj apo të paktën në tre muaj. Kutinë duhet larë me të njejtën përzierje me të cilën pastroni edhe lentet. Thahet në ajër, sepse ashtu do të zvogëloni rrezikun për përhapjen e bakterieve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...