Si të rritësh një fëmijë vajzë

Nga buzëqeshja e saj më kujtohet se si i kishte flokët e gjata të lëshuara mbi supe.

Sytë e saj rrezatojnë dhe unë së bashku me të i purpulis sytë – diçka që nuk e bëj zakonisht, dhe ajo qeshet me një kënaqësi të sinqertë.

Mendoj se si kjo buzëqeshje e saj do të ndryshojë me kalimin e kohës.

Rritja e saj po bëhet shumë evidente për çdo centimeter dhe kilogram që ajo shton. Unë personalisht nuk jam e gatshme për këto ndryshime. Ende nuk mund ta paramendoj si një vajzë të rritur apo një zonjë të mrekullueshme, më mbetet para syve ajo vogëlushja pesë vjeçare e padjallëzuar për jetën.

Ajo ka një shpirt të butë dhe të pastër, dhe shpresoj se do ta mbaj këtë tempo edhe në të ardhmen, por sidoqoftë vetëm koha mund ta vërtetojë këtë gjë.

Për momentin gjendet në salon ondulimi duke i prerë dhe rregulluar flokët, ajo ka flokë kaçurrela dhe i pëlqen shumë mbajtja e vetes dhe stilimi i flokëve. Unë ia kam mësuar teknikën e flokëve të saja, i qëndroj afër për çdo gjë që ka të bëjë me veten e saj.

Jeta, për femrat, është përplot sfida dhe luftime. Kam pasur përvoja të ndryshme të ndërprerjes së punës apo zvogëlimit të pages, ose nuk jam trajtuar si duhet. Ajo më përcjellte çdo lëvizje timen dhe e dinte saktë se në çfarë gjendje emocionale isha në ato momente.

Ky ishte moment më i keq gjatë rritjes së fëmijëve, sepse ato më vërenin secilin ndryshim, pikëllim dhe frustrim në mua, dhe padyshim është shumë e rëndë për një nënë.

Mundohem ti buzëqesh kur ajo më zë në ndonjë situatë të palakmueshme, mirëpo ajo buzëqesh disi me hall. Por, fundja, instinkti i nënës arrin sërish ta rikthejë fëmijën e saj në lumturi, shumë shpejt e bëj për vete dhe ia mbushi shpirtin me gëzim.

Tani për tani, jam nëna më e lumtur në botë, kam lidhje shumë të ngushtë me vajzën time dhe për çdo gjë e ka përkrahjen time. Do të mundohem ta forcojmë lidhjen edhe më shumë me anë të bisedave serioze dhe shpalosjes së ndjenjave tona.

E vërteta është se unë jam një grua e cila po rris fëmijë vajza – dhe sinqerisht nuk do dëshiroja të isha në ndonjë pozitë tjetër.

kosovarja.ch