5.3 C
Priština
More

    Si të luftojmë nga efektet e mungesës së gjumit?

    spot_imgspot_img

    Sipas hulumtimeve nga Qendra Amerikane për pagjumësi, rreth 23% të punëtorëve amerikanë kanë probleme me mungesën e gjumit, e cila i kushton ekonomisë së SHBA 63,2 miliardë dollarë në produktivitetin e humbur.

    Të rriturit në Amerikë humbin rreth 11 ditë në vit për pagjumësi dhe shpesh shkojnë në punë shumë të lodhur për të kryer punën siç duhet.

    “Jetojmë në një shoqëri ku punohet 24 orë në ditë. Për shumë prej nesh ky faktë nuk na lënë kohë të mjaftueshme për të fjetur shtatë ose tetë orë çdo natë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme nëse ky është rasti me pilotët, kirurgët, ose shoferët të kamionëve” thotë David Nojmejer, një specialist për çrregullime të gjumit në klinikë në Berlington në Masachutest.

    Në grupet të cilat janë në rrezik nga pagjumësia dhe mungesa e gjumit janë ata me çrregullime të gjumit apo sëmundjeve që ndikojnë në cilësinë e gjumit, si edhe ata të cilët punojnë në ndërrime.

    Pasojat e pagjumësisë

    “Ne tashmë i kemi të njohur pasojat afatshkurtra të mungesës së gjumit – jemi përgjumur dhe nervoz. Pasojat afatgjata mund të jenë mjaft serioze, dhe ato përfshin, trashje, depresion, humbje të kujtesës dhe plagosje të rënda” thotë Nojmejer.
    Një person me privimin e gjumit bëhet i pavëmendshëm, nuk është në gjendje të përqëndrohet në atë që bën, koha për përgjigje është zgjeruar, vendimet merren më vështirë. Nëse pasojat janë të pranishme gjatë një periudhe kohore më të gjatë mund të çojë në presionin e lartë të gjakut, sëmundje të zemrës ose diabeti.

    Truket

    “Nuk mund të luftoni kundër biologjisë. I vetmi ilaç kundër mungesës së gjumit është koha e mjaftueshme për gjumë. Por sa prej nesh kanë ditë apo kohë kur thjesht nuk keni kohë për t’u ngopur me gjumë natën” sugjeron Dr Nojermejer.

    Ai rekomandon disa nga truket efektive:

    Hani mirë dhe konsumoni mjaft lëngje

    Kur jeni pa gjumë, trupi juaj përpiqet për të ruajtur energjinë, kështu që mund të ndodhë që mos të keni fuqi apo dëshirë për të ngrënë dhe pirë normalisht. Shmangni ushqime të shpejta dhe zamra pa kalori.

    Ushtroni

    Ushtrimet e lehta aerobike munden përkohësisht të ju mbushin me energji të nevojshme, por mos e teproni me ushtrime në të kundërt do të jeni edhe më i lodhur.

    Dilni në ajër të freskët

    Mjedisi e jashtëm, ajri i freskët dhe rrezet e diellit ndihmojnë për të rivendosur orën biologjike. Trupi do të pushojë të prodhojë hormonin melatonin, ku ju jeni të ekspozuar ndaj diellit, dhe për këtë arsye do të jeni më pak i përgjumur.

    Pini kafe

    Rreth 80% e të rriturve përdorin kafe si një nxitës. Ndoshta ju do të keni nevoj për më shumë se një filxhan kafe pas një nate pa gjumë. Nga ana tjetër, ekspertët rekomandojnë që të shmangni pijet energjetike.

    Mundohuni që të dukeni më mirë se si ndjeheni

    Nëse dukeni „i molisur“ dhe e neglizhoni higjienën personale, do të dukeni dhe do të ndjeheni edhe më keq. Pra, sigurohuni që të dukeni sa më bukur dhe më të rregulluar.

    Pushoni pak

    Rimerrni pak energji dhe freski nga një sy gjumë gjatë ditës. Edhe nëse vetëm bëjmë një sy gjumë prej 15 deri në 20 minuta pasdite mund të jetë ndihmë e madhe. Në fakt, në qoftë se ju flini në gjumë më shumë se gjysmë ore, pastaj do të jetë edhe më e vështirë të zgjoheni.

    “Nuk ka zëvendësim për gjumë të mirë natën. Vetëm një natë e gjumit të mirë nuk mund të largojë të gjithë lodhjen që na është akumuluar. Nëse një kohë të gjatë keni simptomat e mungesës së gjumit, nëse vuani nga pagjumësia e shpeshtë, mirë kishte qenë që të vizitoni një mjek” tha Nojmejer. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...