Si të largoni erën e pakëndshme nga enët plastike

spot_imgspot_img

Jemi të sigurt se edhe ju keni shumë enë plastike, të cilat mbledhin aroma, të cilat nuk është edhe lehtë të eliminohen. Provoni me disa këshilla tona të thjeshta.

Pa kimikate të rënda dhe me disa truqe mundë t’i freskoni enët tuaja plastike, të cilat i keni grumbulluar si “urith i vlefshëm” gjatë tërë vitit.

Opcionet

Njëra nga opcionet më të shpejta është që në enë të vendosni gazeta të shtypura, mbuloni dhe i leni të qëndrojnë gjatë natës. Pastaj vetëm i lani me ujë të ngrohtë.

Në mënyrë të ngjashme mund të provoni edhe me copëza thëngjilli. Vetëm e leni në enë dhe e mbuloni deri sa thëngjilli të thithë të gjitha aromat e pakëndshme.

Natyrisht edhe këtu është kyçur soda bikarbone magjike. Bëni një pastë prej sodës bikarbone dhe ujit dhe fërkoni pjesën e mbrendshme të enës plastike, e leni disa ditë dhe pastaj lajeni. Nëse nevojitet e përsëritni të njejtën dhe aroma do të zhduket nga ena plastike.

Kafja dhe limoni gjithashtu mundë të shërbejnë. Lani enën me lëng limoni apo me një copë limoni e fërkoni pjesën e mbrendshme të enës. Me kafen është e njejta si me thëngjillin. Vendosni kokrrat (të thata apo të lagura) e kafes në enë, mbylleni dhe mbani të tillë ashtu që kafja të thithë aromat.

Përzieni edhe pak ujë të vakët me miell, mbështillni me të enët dhe leni gjatë natës. Pastaj i lani.

Pak rrezitje mundë, sikurse njerëzve, t’i bëjë mirë edhe enëve. Lani dhe nxirrni në diell dhe leni një kohë që të ajrosen.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Klubi i tregimeve familjare: si të organizoni 20–30 minuta seanca që zhvillojnë gjuhën

Si të krijoni një klub të vogël tregimesh familjare 20–30 minuta që nxit dialogun dhe fjalorin — me tema të thjeshta, materiale vizuale nga agjencitë hapësinore dhe hapa praktikë për çdo mbrëmje.

Transformim i dhomës së gjumit me sende që tashmë keni: ripërdorim, drita dhe tekstura

Si të transformoni dhomën e gjumit me sende që tashmë keni, duke theksuar mënyrat e sigurta të pastrimit, magazinimit dhe ndriçimit për të shmangur rreziqet nga kimikatet dhe instalimet elektrike.

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave