Si të kujdeseni për veten gjatë shtatzënisë, ja trajtimet që ndalon gjinekologu

spot_imgspot_img

Në shtatzani nuk është e mundur që gjithmonë të jemi në formë dhe me stil. Përveçse stresit të shtimit në peshë, por edhe se rrobat që kemi në dollap nuk na bëjnë. Asnjë femër nuk do të donte që ta lëshonte veten në një prej periudhave më të bukura të jetës, e sidomos kur e ka herën e parë. 

Por, sigurisht që periudha e shtatzanisë është më delikatja dhe kujdesi për veten nuk duhet të jetë si zakonisht. Produktet dhe trajtimet estetike duhet të jenë sa më të zgjedhura dhe bimore pa përmbajtje amoniaku apo lloje të tjerash për shkak se ndikon në proçesin e zhvillimit të fëmijës. Ja disa nga idetë se si të jemi në formë dhe pa rrezikuar shëndetin e bebit.

Qimet e shumta janë armiqtë e femrës, por në shtatzani është jo i këshillueshëm dylli. Më mirë të përdorni briskun, sepse shumë femra shtatzanë vuajnë nga kapilarët e dobët dhe dylli, nëse është i ngrohtë, mund të përkeqësojë situatën.

Duhet të evitoni dhe depëlimin me lazer, sepse nuk janë të sigurt mbi shëndetin e fetusit. Në shtatzani nuk është gjithmonë e mundur të përdorni të njëjtat produkte që aplikohen para se të mbeteshit shtatzanë.

Për të hidratuar trupin është e preferueshme të përdorni vajra natyralë si ai i bajameve.
Për fytyrën më mirë të evitoni kremrat dhe substanca të tjera sintetike. Mund të përdorni kremrat biologjikë ose me vitamina.

Në shtatzani nuk këshillohet përdorimi i parfumit, sepse janë të pasura me substanca që mund të provokojnë reaksion alergjik. Më mirë të hidhni parfumin mbi rroba, sesa direkt në lëkurë ose të zgjidhni një parfum të përbërë nga uji dhe vajra esencial natyralë.

Janë disa klishe të cilat shpesh i frenojnë gratë shtatzana të kujdesen siç duhet për veten. Sigurisht që ato nuk mendojnë më për veten por për fëmijën që po rritet në bark dhe çdo gjë që dëgjojnë apo edhe lexojnë mundohen ta vendosin në zbatim. Lyerja e flokëve gjatë shtatzanisë është një tjetër hap i “ndaluar” për shkak se bojrat përmbajnë përqindje amoniaku dhe nuk është mirë për zhvillimin e bebit.

Por, çfarë thonë mjekët në lidhje me këtë?

Sipas tyre gruaja mund të lyejë flokët edhe gjatë shtatzanisë, me kusht që të përdorë produkte që nuk përmbajnë substanca alergjike dhe toksike. Ata gjithashtu i japin “rrugën e lirë” edhe lyerjes së flokëve me fije, por vetëm në rast se boja nuk do të prekë lëkurën.
Zakonisht nëna e re pasi pohon shtatzaninë me anën e testit, heq dorë nga çdo trajtim që mund të bëhet në parukeri, lexon me vëmëndje çdo etiketë që ndodhet brenda kutisë së një boje flokësh etj.

Burim: pernenat.al

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.