4.4 C
Priština
More

    Si të kujdeseni për gjinjtë tuaj në katër hapa të thjeshtë

    spot_imgspot_img

    Bëni më pak mamograme, për fillestarët…

    Me qëllim të mbrojtjes më të mirë të grave dhe gjinjve të tyre, Shoqata Amerikane për Kancer ka udhëzuar duke rekomanduar që grate të frekuentojnë më pak skanimin për kancer të gjirit.

    Kjo organizatë këshillon që femrat me rrezik mesatar për kancer të gjirit të fillojnë mamografinë në moshë 45 vjeçare dhe mjekët ndalojnë që pacientët të bëjnë kontrollin e tyre rutinor nëse nuk kanë simptome apo anomaly në gjinjtë e tyre. Zbulimi i hershëm duket se rrit shanset që një pacient të mund kancerin. Mirëpo, hulumtimi i fundit tregon se metodat tradicionale të zbulimit janë të efektshme madje edhe të pasakta, duke çuar femrat të kërkojnë trajtime aggressive për një sëmundje që nuk mund të kenë.

    Në vazhdim po ju paraqesim 4 rregulla të reja si të mësojmë dhe kujdesemi për gjoksin tonë:

    1. “Mamografia është një zgjedhje shëndetësore”

    Kjo është një mundësi për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të gjirit, por kini parasysh se asnjë test skanues nuk është i përsosur dhe se nuk duhet të mbështeteni vetëm në mamografi për të zbuluar kancerin. Në fakt, sa më të rinj të jeni, aq më pak ka të ngjarë që mamografia të mund të zbulojë ndonjë kancer.

    2. “Udhëzimet e reja janë të destinuara për gratë në rrezik mesatar për kancer të gjirit”

    Nëse keni histori familjare për kancer të gjriit apo arsye tjera për të pasur rrezik në rritje, është e arsyeshme që të bisedoni me mjekun tuaj për skanim më të shpeshtë. Kjo nënkupton se, nëqoftëse e dini se jeni në rrezik për çfarë Hwang e quan “mutacioni Angelina Jolie”, atëherë duhet të merrni vendim me mjekun tuaj për skanim më të shpeshtë të mundshëm.

    3. “Informohuni për gjinjtë tuaj”

    Ju jeni personi më i mirë i mundshëm për të vërejtur ndonjë ndryshim në formë dhe të ndjeni gjinjtë tuaj si dhe të raportoni mjekun nëse gjeni diçka të re që vazhdon për më shumë se dy muaj. Hwang inkurajon të merrni ndihmën e një miku, që t’ju ndihmojë të merrni një kuptim rreth asaj nëse ajo çka keni vënë re është normale.

    4. “Ulni ato faktorë në jetën tuaj që mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut për kancer të gjirit”

    Siç janë konsumi i tepruar i alkoolit, terapia zëvendësuese e hormoneve ushqimet e papërpunuara dhe obeziteti. Jo vetëm që kjo zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, por përmirëson edhe shëndetin tuaj të përgjithshëm. Besoni instinktete tuaja, thekson Hwang. Keni besim në gjinjtë tuaja!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...