1.6 C
Priština
More

    Kujdes! Kontrolloni se a i bëni këto gabime gjatë pastrimit të dhëmbëve

    spot_imgspot_img

    Brusha, pasta e dhëmbëve dhe disa minuta kohë. Edhepse duket se vetëm kjo është e nevojshme që të eliminoni erën e keqe dhe gurin në dhëmbë si dhe të siguroni shëndetin dental, gaboheni.

    Këto gabime më të shpeshta e ulin efektin e mbrojtjes dentale, si dhe mund të rrezikojnë shëndetin e dhëmbëve.

    1. Koha e pastrimit të dhëmbëve

    Sipas disa hulumtimeve, shumica e njerëzve nuk i lajnë dhëmbët mjaft gjatë, kurse stomatologët këshillojnë se ky veprim duhet të zgjasë së paku dy minuta. Për këtë, do të ishte më mirë që në banjon tuaj të keni një orë të vogël me të cilën do të matni kohën.

    1. Nuk shikoni çka bëni

    Nëse akoma nuk e keni zhvilluar shprehinë që të shikoheni në pasqyrë gjatë pastrimit të dhëmbëve, përpiquni që këtë ta rregulloni sa më shpejtë. Nëse merreni me gjëra tjera dhe nuk i kushtoni vëmendje vendeve të cilat i pastroni me brushë, mund të ndodhë që të mos e pastroni pllakën dentale për shkak të cilit më së shpeshti vjen deri te gingivitisi.

    1. Teknika

    Dhëmbët nuk duhet të fërkohen me brushë tepër vrazhdë, sepse kjo mënyrë e pastrimit nuk i pëlqen mishit të dhëmbëve, si dhe mund të dëmtoni smaltin. Nëse përdorni brushë elektrike, përpiquni që ti kushtoni vëmendje çdo dhëmbi, por pa presion. Brushën mbani në këndin prej 45 shkallësh, pastroni sipërfaqen e dhëmbëve duke bërë lëvizje të vogla rrethore.

    1. Përdorni brushë të gabuar

    Kujdesuni të bleni brushë më të butë, por brusha elektrike është gjithashtu zgjidhje e mirë. Sa do që të duket trishtuese, brushat janë plot bacile dhe për këtë duhet të ndërrohen çdo tre muaj. Pas çdo pastrimi të dhëmbëve, mbani brushën disa sekonda nën rrjedhën e ujit të nxehtë.

    1. Nuk i shpërlani dhëmbët pas larjes

    Sa do efektive të jetë larja e dhëmbëve dhe pastrimi me pe, kurrë nuk do të mund ta pastroni plotësisht gojën. Megjithatë, do të ishte më sëmiri që çdo ditë pas ritualit dental të përdorni tretje për shpërlarjen e gojës, që të ruani smaltin e dhëmbëve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...