2.8 C
Priština
More

    Si të hiqni rrudhat e para dhe vijat e padëshiruara nga fytyra

    spot_imgspot_img

    Ka mënyra të ndryshme për ti larguar rrudhat e vogla dhe linjat e padëshiruara nga fytyra juaj, edhe në qoftë se ato ndodhen rreth gojës, buzëve, hundës apo ballit. Disa gra nuk janë të interesuara për këtë pasi që ato besojnë se këto linja të vogla në fytyrë reflektojnë karakterin e tyre dhe përvojën.

    Megjithatë, në qoftë se ka linja dhe rrudha që ju dëshironi ti largoni, ekzistojnë shumë mënyra për ti eliminuar ato. Jemi të vetëdijshëm se disa linja i tregojnë se si kemi qeshur, qarë, kemi përjetuar eksperienca të ndryshme dhe në përgjithësi kemi jetuar jetën tonë dhe me krenari do ti mbanim ato linja, disa të tjera janë për shkak të procesit të plakjes, apo zakoneve të këqija të cilat linja apo rrudha ju mund ti eliminoni. Në këtë artikull ju do të gjeni gjithçka që ju duhet të dini se si mund të heqni rrudhat e vogla dhe vijat e padëshiruara nga fytyra juaj.

    Ushtroni fytyrën tuaj – Një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe rrudhat dhe linjat e padëshiruara, është ushtrimi I fytyrës tuaj. Mos u habisni, kjo mund të bëhet! Ashtu siç ka ushtrime për heqjen e gushës apo shtrëngim të qafës, është edhe teknika për eliminimin e linjave të vogla dhe rrudhave. Ushtrime të thjeshta si të tilla p.sh. duke hapur gojën, duke rritur lartësinë e fytyrës tuaj apo pickimin e ndjeshëm të vetullave, ju mund të hiqni linjat e vogla në vendet problematike.

    Fleni në shpinë  – Duke fjetur në shpinë është një tjetër mënyrë e përkryer për të hequr linjat e padëshiruara nga fytyra. Ne të gjithë e dimë se sa është gjumi i rëndësishëm në luftën kundër rrudhave dhe plakjes në përgjithësi, por është e rëndësishme edhe se si ne flejmë. Kur fleni në shpinë ju nuk do të merrni ato linjat e bezdisshme nga gjumi në bark ose në një anë të cilat me kalimin e kohës mund të formohen rrudha te përhershme.

    Ushqehuni shëndetshëm – Gjithashtu është e rëndësishme për të ngrënë ushqim të shëndetshëm. Të gjithë ne këtë kryesisht e dimë, por pyetja është se cili është ky ushqim? Sipas WebMD-së ushqime të caktuara mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave të vogla në fytyrë ose të ndihmojnë në largimin e plotë të tyre. Për shembull, peshku është i shkëlqyer, e sidomos salmon që ka shumë proteina, omega-3 dhe acide yndyrore. Pemët dhe perimet janë jetike dhe shumë efektive në luftën kundër radikaleve të lira. Soja gjithashtu është e mirë; studimet tregojnë se ajo ndihmon në luftën kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.

    Përdorni një grup të caktuar të vitaminave – Një tjetër mënyrë efektive për të hequr linjat e vogla në fytyrë është duke marrë vitamina të caktuara. Përveç dozës së përditshme të vitaminave mund të merrni vitamina të caktuara që mund të ndihmojnë lëkurën tuaj. Aty janë veçanërisht të rëndësishme vitamina A dhe D, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrudhave dhe linjave të vogla në fytyrë. Mund të bleni edhe kremërat për hidratim që përmbajnë këto vitamina apo krema që ​​përmbajnë vetëm vitamina të cilat juve ju nevojiten.

    Pini kakao – Nëse ju pëlqen çokollata, por në të njëjtën kohë dëshironi që të heqni qafe rrudhat dhe linjat e vogla në fytyrë, ne kemi lajme të mrekullueshme për ju! WebMD thekson se disa studime tregojnë se kakao përmban flavonols të rëndësishme, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin dhe lagështinë e fytyrës tuaj, dhe më e rëndësishmja, ajo e mbron atë nga dielli. Pra, mos u brengosni në qoftë se e pini një filxhan kakao për mëngjes ose para se të shkoni për të fjetur.

    Bëhuni e butë me lëkurën tuaj – Është shumë e rëndësishme që të jeni e butë me lëkurën tuaj, dhe këtu janë disa mënyra për të bërë atë. Çfarë është më e rëndësishme është që gjithmonë të bëjmë hidratimin e lëkurës. Mbajtja e lëkurës të butë dhe me lagështi është një mënyrë e sigurtë për të parandaluar dhe reduktuar rrudhat dhe vijat e padëshiruara në fytyrë. Gjithashtu, mos e teproni me pastrimin e fytyrës, sepse në këtë mënyrë ju mund ta thani më shumë lëkurën, duke shkaktuar më shumë rrudha dhe linja të vogla. Dhe në fund mbyllja e shpeshtë e syve shkakton rrudha dhe linja në fytyrë, prandaj në qoftë se ju bëni shpesh me sy, do të ishte e këshillueshme për të vizituar një okulist!

    Qëndroni larg nga dielli – Dielli është armiku më i madh i lëkurës prandaj shmanguni sa më shumë rrezeve të tij, në këtë mënyrë do të ju shmangeni edhe rrudhave të vogla dhe të padëshiruara të fytyrës. Nëse ju dilni jashtë, sigurohuni që së pari të lyeni fytyren me kremë me faktor të lartë mbrojtës, mbroni sytë me syze dielli apo mbajeni një kapelë dhe mos kaloni kohë të gjatë jashtë të ekspozuar në diell të fortë. Poashtu mos shkoni në sallon për rrezitje (solarium) duke menduar që atje jeni më të sigurt.

    Veset – Së fundi, ka disa vese që janë shumë të dëmshme për lëkurën tuaj. Prandaj është mirë që ti largoni që të gjitha, dhe në qoftë se nuk mundeni, provoni të paktën që ti reduktoni ato. Sigurisht që jemi duke folur për duhanin dhe konsumimin e tepruar të alkoolit. Pas dëmit të lëkurës të shkaktuar nga dielli, alkooli dhe duhani janë shkaktaret më të mëdhenj të rrudhave dhe linjave të padëshiruara në fytyrë. Prandaj ndaloni këto vese dhe menjëherë do të vëreni që disa prej linjave do të fillojnë të zhduken.

    Siç mund ta shikoni gjithqka varet nga ju, trajtojeni fytyren tuaj ashtu si duhet ose pajtohuni që të merrni para kohe rrudhat e padëshiruara. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...