Si të dukeni më e re pa kirurgji plastike

spot_imgspot_img

Nuk jeni e kënaqur me pamjen tënde nëse të janë shfaqur njollat në fytyrë, rrudhat, nëse muskujt të janë lëshuar, dukeni e lodhur dhe me lëkurë të vdekur nga rrezitja gjatë verës? Mos u brengosni.

Për të eliminuar dukjen e lodhur dhe për të rinuar fytyrën nuk është e nevojshme të vizitoni kirurgun, sepse ekzistojnë teknika të që në mënyrë të përkryer e zëvendësojnë ndërhyrjet kirurgjike, ashtu që mjafton të vizitoni një sallon bukurie të mirë dhe të pajisur.

Krema në vend të laserit

Njolla të errëta në lëkurë mund të reflektojnë më shumë gjatë ekspozimit të madh në diell, gjatë shtatëzanisë, marrjes së medikamenteve të caktuara, apo plakjes. Pa marrë parasysh se nga cila arsye lindin njollat, shumica e grave duan që ti heqin. Për heqjen e tyre zakonisht përdoret lazeri, por ka edhe alternativa të tjera. Nëse njollat nuk janë më pak të theksuara, atëherë ju mund të përdorni produkte me bazë acidike frutash dhe ato të vitaminës C, të cilat mund të aplikohen në të gjithë sipërfaqen e fytyrës për të eliminuar këto njolla. Ndërsa, në qoftë se ju keni njolla më të theksuara dhe të errëta, atëherë është e nevojshme që të përdorni një krem me bazë të substancave zbardhuese. Kremi reagon ashtu që riapsorbon melaninën e tepërt dhe parandalon formimin e pigmentit të ri.

Preparate kozmetike me efektin e botoksit

Rrudhat e para që shfaqen janë ato rreth syve dhe në ballë të shkaktuara kryesisht për shkak të mimikës së fytyrës. Ato mund të hiqen me anë të Botox-it apo Dysport-it apo me acid Hialuronik. Pavarësisht se cilën prej këtyre trajtimeve që ju e zgjidhni, këto do ti korrigjojnë rrudhat, por jo përjetësisht, kështu që është e pashmangshme që të bëni përsëritjen e trajtimit. Një tjetër opsion nga Botox-i është më pak invaziv, ai i llojit Botox-like, kremë (B-like) e cila përmbanë peptidet, substancat proteinike si argireline të cilat ndikojnë në muskujt përgjegjës për shprehjet e fytyrës. Gjersa Botox-i ndikon thellë, bllokonë tkurrjen dhe paralizon muskujt, peptidet veprojnë në mënyrë sipërfaqësore dhe i relaksojnë lëkuren. Rezultatet janë të njëjta: linjat e vogla janë të shtrira, dhe ato më të mëdha duken të tendosura.

Serumi- zëvendësim për lifting

Pas viteve të tridhjeta konturat e fytyrës ngadalë fillojnë të ndryshojnë, kurse rreth të pesëdhjetave ndryshimitet janë më të dukshme. Dikur e vetmja zgjidhje ishte face lifting, por sot përdoren trajtimet në bazë të acidit Hyaluronic që injektohet nën lëkurën e fytyrës dhe mbetet në dermis për disa muaj. Në këtë mënyrë, ajo krijon një rezervë të lëngjeve që i jep fytyrës pamjen e rifreskuar. Efektet janë të dukshme 15 minuta pas aplikimit, kurse ky është një përkufizim më i mirë i kontures së fytyrës dhe eliminimit të rrudhave më të lehta./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.

Si t’i organizoni produktet e make-up dhe si të lexoni afatet e përdorimit

Udhëzime praktike se si t’i organizoni produktet e make-up, si të lexoni etiketat dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit për siguri dhe rezultate më të mira.

Udhëzues praktik për bagazhin e dorës: çfarë të merrni për një udhëtim të shkurtër

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës për një udhëtim të shkurtër, me fokus në dokumentet, kontrollin doganor dhe aplikacionet zyrtare që lehtësojnë kalimin në kufi.