Si të drejtoni flokët pa i hekurosur?

spot_imgspot_img

Nuk dëshironi më të shkatërroni flokët e juaja, mirëpo dëshironi të jenë të rrafshëta? Aplikoni një herë në javë njërin nga tretmanet e mëposhtme dhe flokët tuaja do të jenë të drejta pa dëmtime.

Nëse jeni bezdisur duke shkatërruar flokët tuaja me fen dhe me hekurosje, mirëpo prap dëshironi flokë të rrafshëta, ju duhet urgjentisht njëri nga këto tretmane. Të gjitha janë të lira dhe mundet t`i kryeni në shtëpi, me shumë pak përgatitje ndërsa si rezultat përfundimtar do kë keni flokë të drejta si të ishit në salon, mirëpo të shëndetshme, të ushqyera dhe jo të djegura.

Vaj i nxehtë

Për këtë tretman ju duhet vaj kokosi dhe ulliri të cilët do i përzieni. Pastaj këtë përzierje aplikojeni në flokë të thata, mbështjelleni kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas 45 minutave shpërlani flokët. Në vend të vaj ullirit mund të përdorni edhe vaj të bajameve.

Mjaltë dhe qumësht

Mund të përdorni vetëm qumësht si dhe kombinimin e qumështit me mjaltë. Në shishe-sprej vendose qumështin, stërpik flokët edhe lere të rrijë gjysëm ore para se t`i lani flokët. Sa i përket kombinimeve, mjalti dhe qumështi përzihen, ndërsa për efekt më të mirë mund t`i shtoni luleshtrydhë apo banane. Përzierjen aplikojeni në flokë, lëreni 90 minuta që të reagojë e pastaj lajeni kokën.

Uthulla e mollës

Një lugë gjelle me uthull të mollës përziej me një filxhan ujë, vedojeni në shishe-sprej, aplikojeni në flokët e lara dhe të lagura e më pas bëni masazh me përzierjen. Lëreni të reagojë disa minuta para se t`a pastroni.

Vaj ulliri dhe vezë

Vaj ulliri është dëshmuar si element më se i nevojshëm dhe efektiv në përgatitjen e preparateve të bukurisë. Për këtë tretman ju duhen dy vezë dhe vaj ulliri. Përziej mirë, vendojeni përzierjen në flokë dhe pas një ore shpërlajeni kokën.

Limon dhe kokos

Një tjetër recetë për flokë të rrafshta dhe të buta është kokosi me limon. Kokosin copëtojeni, përzieje me ujë dhe shtrydheni derisa të nxirrni qumështin. Më pas shtoni lëng limoni dhe e ftohni përzierjen në frigorifer. Shtresën e kremosur në majën e përzierjes duhet ta përdorni për të bërë masazh në flokë dhe të mbështjellni kokën me peshqir të ngrohtë. Pas një ore shpërlani flokët./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Trend: Rrobat që zgjasin dhe këshilla praktike

Si të zgjasësh jetën e rrobave me zgjedhje të mençura, kujdes të thjeshtë dhe gardërobë kapsulë për Kosovë–Zvicër. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Dashuria dhe këshilla seksuale: udhëzime të sigurta

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për komunikim, konsensus dhe mbrojtje në intimitet, i frymëzuar nga rubrikat e Kosovarja për çiftet shqiptare kudo.