4.5 C
Priština
More

    Cila është e meta më e madhe e shenjës suaj të horoskopit

    spot_imgspot_img

    Demat kokëfortë, Peshoret dhe Ujorët egomaniak të pavendosur – mësoni se çfarë janë këto tipare negative, të cilët ndoshta nuk dëshironi t’i pranoni, por megjithatë i keni …

    Dashi

    Ju gjithmonë duhet të keni të drejtë. Jeni impulsiv, i nxituar dhe shpërthyes, kurse me arrogancën nga lindja arrini të lëndoni të tjerët. Jeni i prirur për të diskutuar, shumë lehtë nervozoheni, kurse edhe më lehtë ofendoheni, edhe pse po aq shpejtë dhe ftoheni. Megjithatë, me ju nuk duhet ngatërruar sepse dini të bëheni i vrazhdë, intolerant dhe hakmarrës. Në dashuri jeni mjaft i paparashikueshëm, xheloz dhe posesiv. Për shkak të dëshirës për dominim, si partner biznesi mund të jeni mjaft i pakëndshëm, kurse si shef i padurueshëm.

    Demi

    Jeni shumë kokëfortë, dhe shpesh veproni sipas kokës suaj, madje edhe kur nuk keni të drejtë. Edhe pse ju duhet shumë për t’u zemëruar, kur zemërimi juaj del në sipërfaqe i ngjan një shpërthimi vullkanik. Ngapak jeni i ngadalshëm, kurse nganjëherë dini të bëheni mjaft i shpejtë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive tuaja. Jeni i orientuar në formë materialiste dhe të hollat i keni shumë të rëndësishme. Nëse jeni grua, shumë investoni për bukurinë tuaj dhe jeni e ngarkuar me pamjen. Në dashuri, jeni posesiv dhe xheloz, edhe pse rrallë e pranoni, kurse dini të bëheni edhe i pabesë.

    Binjakët

    Llafazanëria juaj dhe kurioziteti ndonjëherë mund t’i çmendë të gjithë rreth jush. Disponimi juaj është i paparashikuar dhe i ndryshueshëm, me çka, gjithashtu, mund të shqetësoni rrethin tuaj. Jeni i gatshëm të premtoni shumë, por jo edhe t’i përmbushni. Arrini të bëheni i matur dhe dinak, por shpesh fshehni edhe frikën e dështimit. Më së shpeshti jeni i preokupuar me disa plane të mëdha, ashtuqë në të njëjtën kohë i filloni disa punë, megjithëse gjysmën e tyre kryesisht nuk arrini t’i përfundoni. Në dashuri jeni shpesh racional që të mbroni vehten nga zhgënjimet e mundshme.

    Gaforrja

    Jeni i mërzitur, shpesh po ndryshoni disponimin dhe keni tendencë për vetë-keqardhje. Shpejt ofendoheni, dhe këtë tipar po e shfaqni në veçanti në marrëdhënje me partnerin intim. Por, në qoftë se dikush përpiqet të prekë egon tuaj dhe krenarinë, mund të bëheni shumë hakmarrës. Ndonjëherë aq shumë tërhiqeni në ‘guaskën’ tuaj që është shumë e vështirë për të ju nxjerrë nga atje. Arrini të qëndroni i matur, egocentrik dhe i pavarur, veçanërisht nëse jeni grua, kurse deri te suksesi zgjedhni rrugën më të lehtë, përmes meshkujve. Jeni i prirur për ta tepruar me të folurit, veçanërisht nëse jeni mashkull.

    Luani

    Jeni shumë teatral, ashtuqë shpesh po i dramatizoni ngjarjet që të tërheqni vëmendjen ndaj jush. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe thjeshtë nuk e përballoni të jeni i pavërejtur. Jeni krenarë, arrogant dhe ju pëlqen të dominoni, me çka shpesh e teproni. Jeni mendjemadh dhe i prirur për sjellje fëmijërore. Aktrimi di të jetë maska juaj, sepse keni frikë talljen dhe përbuzjen e rrethit. Edhe pse jeni ambicioz, dini të bëheni dembel dhe të keni zili më të suksesshmit se ju. Nganjëherë ndihmoni të tjerët që të tregoni se nuk munden pa ju.

    Virgjëresha

    Jeni llafazan i madh, nganjëherë aq i gjërë sa që mund t’i zëni frymën të gjithëve rreth jush. Ose ju pëlqen të jeni i njoftuar për gjithçka ose të shkoni në ekstremin tjetër dhe të tërhiqeni në vehten tuaj. Vështirë duroni kritikat në llogarinë tuaj, kurse ndaj të tjerëve jeni shumë kritik. Shpesh ndrydhni emocionet dhe jeni i prirur me frika të ndryshme në lidhje me shëndetin. Gjithashtu, mund të jeni i prirur për sulme të zemërimit dhe nervozizmi. I kushtoni vëmendje të madhe të të ushqyerit dhe higjienës, arrini të bëheni tepër pedant, por ajo është më e fortë se ju.

    Peshorja

    Edhe pse veproni si dikush që e di se çka dëshiron, pavendosmëria shpesh po ju pengon në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Sa më e madhe të jetë përzgjedhja para jush, aq më shumë dyshoni. Jeni i prirur për ndryshim të disponimit, kurse reagimet tuaja shpesh janë të paparashikueshme. Shpejt zemëroheni, kurse padashje edhe fyeni. Jeni krenarë dhe disi arrogant. Vëmendje të madhe po i kushtoni pamjes fizike, por edhe statusit shoqërorë. Në thellësi arrini të bëheni i ftohtë dhe posesiv, përderisa ndjenjat i përdorni për punët tuaja. Nëse jeni mashkull, partnerja nuk mund të mbështetet shumë tek ju.

    Akrepi

    Sjellja juaj misterioze ndonjëherë është e vështirë të kuptohet, për këtë rrethi mund të ju llogarisë si të vetmuar. Edhe pse dukeni i painteresuar, gjithçka po vëreni, por rrallë tregoni se çfarë po ndjeni. Ju pëlqen të impononi vullnetin tuaj, sepse besoni se keni të drejtë. Kur ndokush ju provokon, dini të bëheni i pakëndshëm dhe sarkastik, kurse fyerjet nuk i harroni. Nëse jeni femër, dini të jeni krenare, arrogante, egoiste, mendjemadhe, e prirur për ngatërresa, xheloze, posesive dhe hakmarrëse.

    Shigjetari

    Disponimi juaj është i ndryshueshëm, pa marrë parasysh kur e teproni apo tërhiqeni në vetmi. Dini të jeni i papjekur, jopraktik, i padurueshëm dhe imponues, kurse bashkëbiseduesin mund ta mbytni me tregime për aventurat tuaja dhe ngjarjet interesante, zakonisht me të udhëtimit. Gjithashtu, mund të jeni i shqetësuar, kokëfortë dhe i prirur për diskutime. Në biznes jeni shpesh joefikas dhe i prirur për zvarritje gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme, ndërsa në dashuri jeni sipërfaqësorë, i pasigurt dhe shpesh thoni një gjë dhe bëni një tjetër.

    Bricjapi

    Biznesin dhe karrierën dëshironi t’i vendosni në plan të parë. Statusi është shumë i rëndësishëm për ju, shpesh jeni i fiksuar pas suksesit dhe dëshironi të dominoni. Jeni konservativ dhe kokëfortë, kurse shpesh arsyeja menaxhon edhe zemrën. Keni tendencë për të debatuar, kurse mund të jeni edhe keqbërës i madh. Keni problem me shprehjen e emocioneve, veçanërisht nëse jeni femër. Në vend që të tregoni ndjenjat, po i analizoni ato ose po ktheheni në gabimet e së kaluarës. Për të shmangur zhgënjimin, po tërhiqeni në botën tuaj ku pak njerëzve u lejohet përgjimi.

    Ujori

    Jeni egocentrik, rrebel dhe në përgjithësi të gjitha i dini më së miri. Jeni i palënduar, i pabesueshëm, si dhe mund të jeni i orientuar për grindje. Nuk keni durim të mjaftueshëm dhe bëheni shumë sarkastik. Në dashuri jeni shumë posesiv dhe xheloz, edhe pse me shkathtësi po e fshehni. Jeni tepër kurioz që të qëndroni besnik, kurse kënaqeni me flirtim. Shtëpia ose nuk ju intereson fare ose mund të shpenzoni shumë të holla në mobilimin e hapësirës së jetesës.

    Peshqit

    Krenaria juaj është e theksuar, jeni tepër i ndjeshëm dhe i fokusuar në vetëvehten dhe problemet tuaja. Dini të bëheni shpirtlig, i pasigurt, i paqëndrueshëm, i papërshtatshëm, i pavendosur, hezitues dhe i padurueshëm, kurse e keni të metë edhe mungesën e tolerancës. Mendoni se jeni i keqkuptuar dhe shpesh po izoloheni nga bota. Joprakticiteti juaj mund të ju shkaktojë shumë probleme në jetën e përditshme. Shpesh po shkoni kundër interesave tuaja dhe po çoni inatë, kurse fyerjet i kujtoni gjatë. Anën tuaj romantike nganjëherë nuk po arrini ta shprehni në mënyrë të drejtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...