19.2 C
Priština
More

    Si të arrini orgazmën gjatë …

    spot_imgspot_img

    Duhet ta keni të qartë një gjë, nuk d.t.th se trupi juaj nuk është në regull në qoftë se nuk arrini orgazmën vetëm gjatë seksit. Në fakt ju jeni sikurse shumica e femrave në planet!

    Mirëpo kemi edhe lajme të mira që na tregojnë se nuk është e pamundur, në fakt ju rekomandohet të eksperimentoni me trupin tuaj gjatë sesioneve solo, zgjatjes së paralojës, dhe të shërbeheni me disa lodra shtesë gjatë seksit. Mirëpo ekziston një gjë të cilën jo të gjithë e praktikojnë e ato janë ushtrimet e Kegelit.

    Ushtrimet e kegelit i forcojnë muskujt e legenit, gjë që e bën seksin më të mirë dhe me orgazma më të forta. Këto ushtrime mund ti bën kudo sepse janë të lehta, ndërsa mund ti kompletoni me pesë minuta në ditë.

    Si duhen bërë: Filloni duke shtrënguar instinktivisht muskujt që i përdorim për ndalimin e rrjedhjes së urinës. E mbani shtrëngimin për 10 sekonda, pushoni për 10 të të tjera, derisa të bëni 5 sete me nga 10 shtrëngime.

    Ja se si këto ushtrime ndikojnë në seks më të mirë: Muskujt që jeni duke i shtrënguar janë të njejtët të cilat kontraktohen gjatë orgazmës. Nëse i shtrëngoni dhe i tonifikoni me ushtrime të rregullta, ata do të rrisin ndjesinë dhe do e bëjnë më të lehtë arritjen e orgazmës. Të paturit e muskujve më të shtrënguar vaginal e bën vaginën më të ngushtë, duke i bërë orgazmat më të forta.

    Një nga problemet më të mëdha është bërja e rregullt e ushtrimeve, mirëpo fatmirësisht kemi produkte speciale për kësisoj ushtrime që ju ndihmojnë në arritjen e efektit të dëshiruar. Pas disa javëve të ushtrimeve Kegel, do ia arrini me orgazmën. Nëse nuk do ia arrini, prap do ju mbetet ndjeshmëria e rritur, zmadhimi i orgazmave klitoriale si dhe një legen të shëndetshëm./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...