6.3 C
Priština
More

    Mos vallë jeni duke e “injoruar me anë të telefonit” partnerin tuaj?

    spot_imgspot_img

    Nuk ka asgjë më frustruese se të dalësh për darkë me një person dhe të injoroheni tërë kohen me anë të telefonit, ju e dini se si është kur dikush ju shpërfill përmes telefonit të tij. Ata i kushtojnë më shumë rëndësi telefonit të tyre se sa juve, si qënie nejrëzore për të realizuar një bisedë.

    Pavarsisht nëse jeni ju duke u injoruar nga dikush apo ju po e injoroni dike përmes telefonit tuaj- kjo nuk është një përvojë e këndshme. Ky injorim, në fakt paraqet një çështje shumë serioze që mund të shkaktojë përçarje të mëdha në marrëdhëniet, thuhet sipas studiuesve në Universitetin Baylor.

    Hulumtuesit kanë realizuar dy anketime: në të parin ata zbuluan se nuk është injorim vetëm kur partneri i dashur ka një telefon në duar, por kur i ka sytë të ngulitur aty dhe nuk shfaq interes. Pra, hidheni sa më larg, ose kjo mund të jetë e vetmja gjë që mund ta keni. Përqëndroheuni të fokusoheni në sytë e partnerit tuaj…përndryshe do të humbisni shumë.

    Në anketën e dytë, 46% e pjesëmarrësve thanë se ishin të injoruar përmes telefonit nga partnerët e tyre si dhe 22% theksuan se kjo gjë ka shkaktuar konflikt në marrëdhënien e tyre. Më keq akoma, 32% theksuan se ishin të kënaqur me këtë lloj lidhje. Është e qartë se statistikat nuk janë aq të mëdha dhe duhet të bëhet një thirrje shumë më e madhe për të gjithë ata të fiksuarit pas teknologjisë që ti përkushtohen më shumë partnerit të tyre si dhe të jenë prioriteti më kryesor për ta.

    Ju nuk mund të mendoni të shkruani ndonjë mesazh apo të kontrolloni shpejtë fb përderisa jeni duke folur me partnerin për ndonjë çështje shumë të rëndësishme, duhet pranuar se bëni gabim të madh. Dhe nëse mendoni se e ngushëlloni veten duke i thënë partnerit “Më fal unë jam një person i tmerrshëm” dhe sërish vazhdoni të gjurmoni në fb, kjo nuk arsyetohet aspak dhe nuk e bën situatën më pak të keqe, në rregull?

    Pra, shfrytëzojeni kohën së bashku sepse këto shpërqëndrime mund të rriten aq shumë sa të vijë deri tek ndarja. Pyesni veten: a ja vlen të humbni personi tuaj të dashur për një pëlqim në fb apo për ndonjë video qesharake që keni postuar gjatë kohës kur është dashur të flisni me të? Jo, padyshim që nuk ia vlen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...