Plazh: Paraprakisht duhet të dini se:

– nuk duhet të qëndroni shumë në diell, sidomos gjatë orarit kur rrezet e diellit janë më të forta

– duhet të lyheni me krem me faktorë mbrojtës 30 minuta përpara se të dilni në diell

– duhet të mbroni lëkurën me shall, kapele, syze dhe patjetër SPF

– duhet të riaplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit

– duhet të mos përdorni produkte që përshpejtojnë procesin e nxirjes në rast se lëkurën e keni të ndjeshme.Ç’të bëni nëse e dreqosët punën:

Por nëse e gjeni veten me lëkurë të përcëlluar nga koka te këmbët, me gjasë nuk keni ndjekur asnjë prej këshillave të mësipërme. Sidoqoftë, konsultohuni me mjekun/farmacistin për të përcaktuar shkallën e djegies si edhe produktet që ndihmojnë lëkurën të rikuperohet. Nëse nuk pret puna, mund të qetësoni lëkurën me:

  1. Kosin e famshëm
  2. Aloe Vera (por mos e përdorni nëse jeni alergjikë ndaj saj)
  3. Patate – ndajeni në feta të holla dhe lyeni lëkurën e djegur
  4. Bustina çaji