16.4 C
Priština
More

    Si ta ruani lidhjen: Me Bricjapin duhet të jeni të durueshëm, ndërsa me Demin gjithmonë të sinqertë

    spot_imgspot_img

    Në një lidhje, dallimi mes shenjave të horoskopit mund të jetë fatale. Një shenjë e tillë mund të jetë mjaft normale, përderisa një tjetër të jetë plotësisht e papranueshme. Por, astrologjia është këtu që t’ju ndihmojë dhe mos të bëni gabime të panevojshme.

    DASHI

    Mbani mend: Dashi duhet të jetë gjithmonë një prioritet për ju si dhe në qendër të vëmendjes suaj. Nëse Dashi mendon se thjeshtë nuk keni më tërheqje dhe interes për të, ai është i gatshëm që të ndaheni. Dhe, kurrë mos tentoni ta krahasoni Dashin me një person tjetër, pa marrë parasysh se sa të zemëruar jeni pasiqë ka gjasa që kurrë mos t’i kthehet lidhjes suaj.

    DEMI

    Asnjëherë mos tentoni të gënjeni Demin. Ai vlerëson jashtëzakonisht shumë ndershmërinë. Ju mund të jeni të fshehtë për gjëra të vogla, por kur janë në pyetje problematika të mëdha, është mirë të jeni të hapur.

    BINJAKËT

    Për Binjakët vlen thënja ”çfarë ke në mendje, bëje”. E njejta gjë vlen edhe për ju. Mos rrini të heshtur nëse nuk kuptoheni për diçka. Përveç kësaj, ju duhet të jeni të gatshëm për ndryshime, për t’u përshtatur, për kompromis dhe asesi të jeni posesiv.

    GAFORRJA

    Nëse lëndoni ndjenjat e Gaforres, vështirë se do t’ju falë – kjo shenjë merr gjithçka afër zemrës. Ju nuk duhet të harroni ditëlindjen e tij apo ta injoroni në ndonjë takim për piknik. Gaforrja ka nevojë për trajtim me butësi dhe ndjeshmëri të cilën di t’ua kthejë edhe juve. Dhe, sado që të jeni nervoz, mos iu hidhni atij e stresuar – nëse e sulmoni njëherë, ai do të tërhiqet një kohë të gjatë nga ju.

    LUANI

    Luani ka nevojë për një partner me të cilin do të ndjehej bukur. Mos tentoni ta veni në siklet para njerëzve në asnjë mënyrë. Përveç kësaj, Luanit i pëlqen të jetë gjithmonë kryesor në lidhje, madje edhe kur nuk i takon. Dhe, seksin mos e përdorni si mjet për shpërblim apo ndëshkim.

    VIRGJËRESHA

    Virgjëresha refuzon parregullsinë. Shtëpi e çrregullt apo makina të papastruara dhe jo të rregullta, janë një minus për juve. Gjithashtu, urrejnë negativitetin, prandaj sigurohuni që të jeni partner i mirë në lidhje.

    PESHORJA

    Askush nuk është më i mirë se Peshorja kur janë në pyetje ndjenjat dhe hollësitë në marrëdheniën ndërnjerëzore. Pra, nëse tentoni me vrazhdësi të përgjigjeni ndaj saj, kjo mund të shkaktojë reagim të forte, pasi për të harmonia dhe drejtësia kanë çmim të lartë.

    AKREPI

    Kurrë mos tentoni të lëndoni besimin e Akrepit. Kjo për arsye se nëqoftëse njëherë e keni provuar, ai do t’ju ndjek nga pas deri sa të realizojë mashtrimin e tij kundrejt jush. Nëse nuk dëshironi që ai t’ju lë, atëherë bëhuni e drejtëpërdrejtë dhe qëndroni e përkushtuar.

    SHIGJETARI

    Posesiviteti, xhelozia dhe kontrolli i vazhdueshëm, për shigjetarin perceptohet si një kërcënim për lirinë e tij, gjë që është shumë e çmuar për të. Besojeni shigjetarin edhe nëse vonohet apo kur del pa juve. Nëse i bëni presion, ai do të tentojë të largohet nga ju.

    BRICJAPI

    Edhepse Bricjapi nuk paraqet shumë ndjenja në mënyrë eksplicite, edhe ai di të lëndohet shumë lehtë – veçanërisht kur është fjala për dinjitetin e tij. Mos flisni për privatësinë e kolegëve tuaj para Bricjapit apo mos tentoni të flirtoni në praninë e tij. Përveç kësaj, duhet të jeni të vetdijshëm se Bricjapi ka nevojë për kohë para se të procesojë gjëra ose të marrë vendime, kështuqë mos nxitoni, bëhuni i durueshëm.

    UJORI

    Ujori është dashamirës për ruajtjen e natyrës si dhe dashurisë ndaj kafshëve. Prandaj, mos tentoni të hidhni cigare në rrugë në praninë e Ujorit, e as të silleni keq me ndonjë kafshë. Këto veprime shumë lehtë e vënë Ujorin jashtë kontrollit.

    PESHQIT

    Peshqit janë bujarë, por nuk iu pëlqen kur dikush i shfrytëzon ato. Nëse partneri juaj ju merr për darkë në restorane të shtrenjta, është mirë që edhe ju të kontriboni ndonjëherë në shenjë mirënjohje. Nëse gjithmonë ai gatuan për ju, ju mund ta ndihmoni rreth larjes së enëve. Pra, bashkëpunoni dhe mësoni të punuarit së bashku./kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...