19.2 C
Priština
More

    Po prisni foshnjën e dytë: Ja si t’ia jepni lajmin fëmijës së madh!

    spot_imgspot_img

    Pyeteni se si do të reagojë fëmija juaj kur të marrë vesh se do të bëhet edhe me një vëlla apo motër më të vogël? Lexoni 7 mënyrat argëtuese që do të ju ndihmojnë shumë…

    1 Përshkruani lajmin fëmijës në formë tregimi

    Jepni fëmijës suaj ndonjë libër ku përshkruhet si është të jesh vëlla ose motër më e madhe. Kjo ka qenë taktika ime e parë me djalin tim. Mund të uleni dh eta lexoni së bashku, e më pas të diskutoni se si është kur vjen në jetë edhe një tjetër fëmijë në familje. Ju mund ta lexoni edhe disa herë, derisa ai të fillojë ta kuptojë gjendjen.

    2. Bëni një aheng ku do ti njoftoni të gjjithë për lajmin

    Bëni një aheng të vogël. Në fakt, ky mund të jetë vetëm mes jush, partnerit tuaj si dhe fëmijës suaj. Dekoroni shtëpinë sikur të ishte një festë ditëlindjeje dhe përgatitni ndonjë ëmbëlsirë. Nëse ia komunikoni këtë lajm në mënyrë shumë solemne, atëherë jepini mesazh se ky lajm është shumë i mirë për tërë familjen. Në fakt, asnjë fëmijë nuk do të kundërshtojë diçka që do ta sigurojë me një copë tortë, apo jo?

    3. Gjatë kumtimit të lajmit, le të jenë të pranishëm edhe vëllau edhe motra juaj

    Fëmija juaj ndoshta ka hallën apo xhaxhin e tij të preferuar, mirëpo realisht ai nuk arrin ta kuptojë se ata janë vëëllau apo motra juaj. Lëreni që të jenë edhe ata të pranishëm gjatë kumtimit të lajmit. Ju mund t’ia potenconi fëmijës suaj se marrëdhënien e mirë që e keni me vëllaun apo motrën tuaj, edhe aim und ta ketë raportin e tillë të veçantë me dikë.

    4. Emërojeni fëmijën si asistentin tuaj në kumtimin e lajmit të mirë

    Uluni me fëmijën tuaj dhe thuani ati se i keni gjetur një punë të veçantë: Po vjen një foshnje e re dhe keni nevojë për një ndihmës të veçantë që do t’ua kumtojë lajmin njerëzve. Kur do ta shihni fëmijën tuaj me miqtë apo familjarët, lëreni që ai t’ua publikojë lajmin e mirë të gjithëve. Ky reagim për shpalljen e lajmit do ta bëjë fëmijën tuaj të ndjehet mirë, por edhe të tjerët që janë të pranishëm.

    5. Tregoni fëmijës suaj album me fotografi kur ata ishin foshnje

    Hapni albumin me fotografi dhe shikoni së bashku. Kushtoni kohë atij duke i sqaruar se si kaqenë foshnje, bisedoni për të gjitha momentet e rëndësishme, kur është mësuar të ulet, zvarritet dhe të ecë. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për ta përgatitur se një foshnje tjetër po vjen dhe se duhet pak kohë deri sa të rritet dhe mësohet të luajnë së bashku.

    6. Shihni ndonjë emision apo film edukativ

    Fëmijët janë krijesa shumë vizuele, kështuqë përcjellja e ndonjë filmi për fëmijë apo emisioni televiziv ku flitet për ardhjen e ndonjë anëtari të ri në familje, mund të ju ndihmojë shumë gjatë procesit së informimit. Pyetni fëmijën tuaj se çfarë mendon në fund të filmit. Shfrytëzoni personazhet e filmit për të shpjeguar shtatzëninë tuaj. Tregoni fëmijës se së shpejti do të jetë me ndonjë vëlla apo motër, ngjashëm sikur personazhi i caktuar në film. Kjo shumë do ti ndihmojë që informacionin ta lidhë me realitetin.

    7. Bëni një listë të detyrimeve dhe përgjegjësive

    Fëmijët duan të ndjehen të dobishëm. Personalizoni listën e detyrimeve nën emrin e tij dhe emërtojeni me titull – vëllau/motra më e madhe, duke e dekoruar sipas pëlqimit të tij. Bëni një listë të përgjegjësive, të tilla si psh. Ndërrimi i pampersit të foshnjes, vendosja apo heqja e rrobave nga makina larëse e kështu me rradhë. Ky mund të jetë publikimi fillestar i fëmijës. Kjo listë e bën atë të ndjehet më i rëndësishëm në aspektin e ndihmës.

    Me zhvillimin e shtatzënisë suaj, vazhdoni ta përfshini fëmijën tuaj në mënyrë që ai të jetë në rrjedha për ardhjen e vëllaut apo motrës. Luteni fëmijën që të ju ndihmojë në zgjedhjen e dhomës së foshnjes dhe orendive tjera, lëreni që ai te dekorojë detajet sipas mënyrës së vet krijuese.

    Merreni fëmijën tuaj në dyqane për blerjen e rrobave të foshnjes. Sqaroni atij se duhet të blini garderobë edhe për foshnjen që do jetë anëtar i familjes dhe mundohuni që të bëni ndonjë kombinim të veshjeve për të dy fëmijët, që asesi mos të ndjehen të diskriminuar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...