Si ta parandaloni kapsllëkun gjatë shtatzënisë

spot_imgspot_img
Kapsllëku është vështirësia për të pasur lëvizje të rregullta të zorrëve. Poashtu, është një simptomë e zakonshme e shtatëzanisë.
Sidoqoftë, nuk keni pse të vuani domosdoshmërisht nga kapsllëku ose lëvizjet e parregullta të zorrëve dhe nga dhimbja që shoqërohet me to kur jeni shtatzënë.
Ka gjëra që ju mund të bëni për të parandaluar kapsllëkun gjatë shtatzënisë:
Konsumoni më shumë ujë – Thjesht pirja e mjaftueshme e ujit çdo ditë mund të ndihmojë që lëvizjet tuaja të zorrëve të bëhen më të shpeshta dhe më të lehta për t’u kaluar. Qëndrimi i hidratuar është i rëndësishëm për të gjithë veçanërisht në shtatzëni.
Hani më shumë fibra – Fibrat gjenden në burimet natyrore tek shumë fruta dhe perime, gjithashtu në fasule dhe disa drithëra.
Këto burime natyrore do të ndihmojnë lëvizjet tuaja të zorrëve të jenë më të rregullta. Ngrënia e disa kumbullave të thata në ditë mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e problemit.
Ushtroni më shumë – Ushtrimi është i njohur për të mbajtur zorrët tuaja të rregullta. Kjo nuk duhet të jetë një klasë gjimnastike ose vrapim disa milje. Thjesht duke shtuar më shumë lëvizje në ditën tuaj mund të përmirësojë funksionet tuaja të zorrëve.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla praktike për kuzhinën e vogël

Kuzhina e vogël bëhet e lehtë kur hapësira, siguria dhe rutina punojnë së bashku. Zbulo zgjidhje të thjeshta për rend, ruajtje dhe parandalim të rreziqeve në shtëpi.

Nëna juaj: rutina e foshnjës

Udhëzues praktik për një rutinë të qetë me foshnjën: si ta lidhësh ushqimin, lojën dhe gjumin në cikle të thjeshta dhe të qëndrueshme gjatë ditës.

5 baza gatimesh për javën në 90 minuta

Plan 90‑minutësh me 5 baza të thjeshta që shndërrohen në vakte të shijshme gjatë gjithë javës, me këshilla ruajtjeje dhe higjiene familjare.

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.