Si ta ktheni bukën e ndenjur në të freskët sërish

spot_imgspot_img

Sa e vështirë është t’i gjesh vendin një buke kur jeton vetëm, ose je në lëvizje të vazhdueshme dhe vazhdon t’i përsërisësh vetes që duhet të ndalosh së ngrëni bukë se muskujt e barkut s’do bëhen vetë.E gjendur përpara kësaj situate gjasat për të shkuar një ditë në kuzhinë me sytë e errur nga uria dhe të përballesh me një bukë të ndenjur, të fortë dhe praktikisht të pangrënshme janë shumë të larta. Çfarë ndjen kur në dorë të bie një bukë e fortë që s’të përcjellë asnjë lloj emocioni është më e rëndë nga ç’mendoni, por ka një mënyrë të zgjuar për ta bërë sërish të ngrënshme.

Si fillim kuptoni se nëse buka është mykur, nuk ju ndihmojmë dot. Thuajini mirupafshim dhe ecni përpara. Nga ana tjetër, nëse është vetëm e ngurtë, ka shpresë.

Nëse buka është e paprerë, vendoseni nën rubinetin e lavamanit dhe hapni çezmën mbi kurrizin e bukës. Tregohuni të kujdesshëm të mbani pjesën e prerë larg rubinetit, megjithatë edhe nëse laget, s’u bë hataja.

Nëse buka është e prerë, mbështillni fetat me peshqir të njomë.

Bukën e njomë futeni në furrë. Ngroheni për 6-7 minuta, ose më shumë nëse është ende e njomë dhe pastaj lumturohuni me bukën tuaj të re.

Burimi: Pop Sugar

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë: Krem karamel i thjeshtë — ëmbëlsirë me sasi të qarta për 4 persona

Recetë e qartë dhe e lehtë për krem karamel për 4 persona: përbërës me sasi të sakta, hapa për përgatitje në banjë-marie dhe këshilla për siguri ushqimore gjatë përgatitjes dhe ruajtjes.

Yjet sot — horoskop argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: shije të dashurisë, sinjale në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie—vetëm për argëtim, pa premtime.

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.