8.8 C
Priština
More

     Çfarë duhet të përmbajë rutina e kujdesit të një burri?

    spot_imgspot_img

    Për shumë burra, koncepti i kujdesit për lëkurën mezi ka hyrë në fjalorin e tyre.Rutina më e zakonshme për ta, përfshin një sapun normal, xhel dushi dhe spërkatës trupi, zakonisht nga sete dhuratash në kuti, të bëra me raste festash e ditëlindjesh.

    Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsye se pse burrat s’duhet të kenë produkte të kujdesit personal, sipas llojit të lëkurës së tyre.

    Një rutinë e thjeshtë, por shumë efektive për lëkurën e burrave duket pak a shumë kështu:

    – Eksfolimi ( 2-3 herë në javë për 30 sekonda)

    – Pastrimi (Çdo ditë, 30 sekonda)

    – Aplikimi i serumit (Çdo ditë, 10 sekonda) – Opsional

    – Krem hidratues (Çdo ditë, 10 sekonda)

    – Krem mbrojtës ndaj diellit

    1 – Eksfolimi 

    Hapi i parë, eksfolimi, shërben për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, papastërtitë dhe sebumin/yndyrën nga lëkura.

    Pastrimi i thellë që ofron një produkt eksfoliant gjithashtu depërton në poret dhe zhbllokon papastërtitë e thella, duke ndaluar bllokimet që kontribuojnë në probleme si pikat e zeza.

    Duhet të dini se ka dy lloje eksfolimesh: eksfolim kimik dhe scrub. Nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme, preferohet lloji i parë.

    2 – Pastrimi 

    Pastrimi është hapi më i rëndësishëm i mirëmbajtjes ditore në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Gjatë gjithë ditës, lëkura është e ekspozuar ndaj papastërtive dhe gjatë kësaj kohe, sebumi grumbullohet në sipërfaqe të lëkurës. Larësi i fytyrës e heq këtë, duke ndihmuar në parandalimin bllokimit të poreve dhe acarimit të lëkurës.

    3 –  Aplikimi i serumit

    Serumet janë një shtesë e vogël në rutinën e kujdesit. Aplikimi i tyre mes larësit dhe kremit hidratues mund të jetë për disa efekte si për shembull: anti-plakje, anti-njolla etj. 1-3 pika serum mjaftojnë për t’u shpërndarë në gjithë fytyrën.

    4 – Kremi hidratues 

    Kremi hidratues mban lëkurën të hidratuar dhe e forcon atë. Ky krem formon një barrier mbrojtëse mbi lëkurë, duke ndihmuar në parandalimin e bllokimit të poreve.

    Se sa krem hidratues duhet të përdorni varet nga stina dhe lloji i lëkurës. Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, duhet të përdorni një sasi të vogël.

    Për të gjitha llojet e lëkurës, ju mund të rrisni sasinë që përdorni gjatë muajve më të ftohtë, pasi temperaturat e ulëta ngadalësojnë prodhimin e sebumit, vajrave natyralë të prodhuar nga lëkura.

    5 – Krem mbrojtës me SPF

    Dëmtimi nga dielli është një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, si dhe është një faktor ndikues në kancerin e lëkurës. Për këto arsye, një krem hidratues duhet të ketë edhe faktor mbrojtës, ose opsioni më i mirë do të ishte të merrnit një krem tjetër vetëm për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...