Arsyet pse lëkurës suaj i duhet kaq shumë vitamina C

spot_imgspot_img

Vitamina C (a.k.a L-ascorbic acid) është një vitaminë e tretshme në ujë, e cila luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Përpos kësaj, vitamina C jep rezultate të shkëlqyera kur aplikohet në mënyrë topikale në lëkurë. Ajo është një nga përbërësit idealë për t’u përfshirë në rutinën e kujdesit të lëkurës dhe arsyet janë të shumta.

Si e ndihmon vitamina C lëkurën?

Së pari, vitamina C është një antioksidant i fuqishëm. Roli i antioksidantëve është që të mbrojnë lëkurën nga radikalet e lirë që gjendjen kudo dhe dëmtojnë barrierën e lëkurës. Dëmet që ata shkaktojnë në lëkurë përkthehen në humbje të vitalitetit të lëkurës, njolla, vija, rrudha dhe shenja të tjera të moshës. Vitamina C e aplikuar në lëkurë i neutralizon radikalet e lirë përpara se të dëmtojnë barrierën e lëkurës. Për këtë arsye, vitamina konsiderohet një përbërës i shkëlqyer parandalues i shenjave të moshës.

Së dyti, vitamina C është një faktor që ndikon në prodhimin e kolagjenit që është një përbërës kyç në elasticitetin e lëkurës. Prodhimi i kolagjenit ulet me kalimin e kohës dhe është një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e rrudhave. Vitamina C ndikon në rritjen e sintetizimit të tij në lëkurë.

Së treti, vitamina C është një përbërës kyç që lufton hiperpigmentimin në lëkurë. Ajo ngadalëson sintezën e melaninës në lëkurë, jep rezultat në zbehjen e shenjave që lënë aknet, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Vitamina C është një përbërës ideal për t’u përdorur gjatë rutinës së ditës, poshtë kremit mbrojtjës së diellit si një shtresë mbrojtëse kundër stresorëve mjedisorë dhe rrezeve UV.

Kjo vitaminë është një përbërës që mund t’i prezantohet gradualisht lëkurës duke mos filluar me përqendrime shumë të larta për të shmangur irritimiet, megjithatë nuk cilësohet si përbërës me potencial të lartë irritimi. Mund të përdoret çdo ditë në lëkurë dhe të shoqërohet me krem mbrojtës dielli gjatë rutinës së ditës.

Nisur nga fakti që është një përbërës jo shumë i qëndrueshëm, oksidohet lehtësisht, prandaj nëse serumet tuaja marrin ngjyrë të errët, është shenjë që nuk duhen përdorur më. Përgjithësisht, serumet me antioksidantë ruhen në shishe të errëta dhe duhen vendosur në vende jo të ekspozuara në dritë, pa lagështirë dhe të freskëta.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Veshje praktike për motin e ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — sete modulare për gra dhe familje në lëvizje

Si të organizoni garderobën familjare për ditët me mot të paqëndrueshëm mes Kosovës dhe Zvicrës duke përqendruar vëmendjen te qëndrueshmëria, ripërdorimi dhe kombinimet modulare që zgjatin.

Rregullimi i shtëpisë: Riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet për kursim të energjisë pa premtime të sakta financ

Si të riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet në shtëpi duke ulur përdorimin e energjisë me hapa praktikë dhe pa premtime financiare, duke i dhënë prioritet sigurisë ndaj kimikateve dhe pajisjeve.

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.