Si ndikon në personalitetin e fëmiut, kur ai është i preferuari i prindërve?

spot_imgspot_img

Të qënurit fëmija i preferuar i një prindi, gjithmonë shihet si privilegj. Kërkimet nga psikologët kanë rënë në përfundimin se të qenit fëmija më pak i favorizuar mund të formësojë në thelb personalitetin dhe të çojë në rivalitete intensive me vëllezërve dhe motrat.Megjithatë, hulumtimet tregojnë gjithashtu se shumica e fëmijëve nuk mund të tregojnë se kush është në të vërtetë fëmija i preferuar i prindërve të tyre.

Çështja e vërtetë, pra, është se si prindërit e menaxhojnë perceptimin e fëmijëve të tyre për favorizimin.

“Jo çdo prind ka një fëmijë të preferuar, por shumica e kanë,” thotë Jessica Griffin, një profesore e asociuar e psikiatrisë dhe pediatrisë në shkollën mjekësore të Universitetit të Massachusetts, SHBA.

Të dhënat sugjerojnë që nënat, në veçanti, tregojnë favorizime ndaj fëmijëve që ngjanë me ta dhe që angazhohen më shumë me familjen.

Pavarësisht nga arsyeja, disa studime tregojnë se shumë prindër pothuajse me siguri kanë të preferuar – pavarësisht nëse e pranojnë apo jo.

Në një studim, deri në 74% e nënave dhe 70% e baballarëve në Mbretërinë e Bashkuar, vërtetohet se shfaqin një pëlqim më të theksuar te njeri prej fëmijëve.

Në studime të tjera, kur prindërit u anketuan, vetëm 10% pranuan se kishin një fëmijë të preferuar, duke sugjeruar që për shumicën e nënave dhe baballarëve, ndjenjat e favorizimit mbeten një sekret familjar i mbajtur fort.

Vijayeti Sinh është një psikologe klinik në spitalin Mount Sinai në qytetin e New York-ut.

Ajo thotë se një favorizim ndaj një fëmije më të vogël shpesh ka të bëjë me aftësitë sociale dhe emocionale që lidhen me rendin e lindjes  ndërsa prindërit fitojnë më shumë praktikë në rritjen e fëmijëve, ata kanë një ide më të mirë se si duan të formësojnë fëmijërinë e pasardhësve të tyre dhe cilat atribute janë më të rëndësishme për t’u përcjellë.

“Prindërit priren të favorizojnë një fëmijë që u ngjan më shumë, i kujton ata për veten e tyre ose përfaqëson atë që ata e shohin si një sukses të prindërimit,” thotë ajo.

Prindërimi “i keq”?

Megjithëse prindërit shpesh kanë një të preferuar, shumë prej tyre ndihen në faj.

Shfaqja e një preference do të ketë një ndikim afatgjatë në ndjenjën e vetëvlerësimit të fëmijës së tyre. Shqetësimi nuk është krejtësisht i pabazë.

“Fëmijët që rriten në familje ku mendojnë se trajtohen në mënyrë të padrejtë mund të përjetojnë një ndjenjë të thellë të padenjësisë”, thotë Sinh.

Ata mund të mendojnë se janë të padëshirueshëm në një farë mënyre, ose nuk posedojnë tiparet dhe karakteristikat e veçanta të nevojshme për t’u dashur nga të tjerët.

Ndjenja si ‘delja e zezë’ e familjes mund t’ju shkaktojë fëmijëve frikëra, pasiguri, dhe mund t’i bëj agresivë ndaj të tjerëve.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.