10.7 C
Priština
More

    Si ndikon dimri në jetën seksuale?

    spot_imgspot_img

    Edhe pse mund të mos vërehet, stinët kanë një ndikim të madh në jetën seksuale. Dimri ndikon në dëshirën tuaj seksuale në mënyra të habitshme – ndonjëherë duke rritur epshin tuaj dhe ndonjëherë duke e ulur atë. Kur dy partnerë janë në nivele shumë të ndryshme interesi gjatë tgjithë sezonit, kjo mund të shkaktojë disa mosfunksionime serioze. Dhe diçka që duhet të keni parasysh është që dimri gjithashtu ka ndikim në fertilitet. Këto janë disa nga mënyrat më të papritura se si dimri ndikon në dëshirën tuaj seksuale – dhe ndonjëherë pa e ditur as ju:

    Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil

    Mungesa e dritës së diellit në dimër mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë tuaj për të bërë seks depërtues. Sipas Daisy Mae Sharer,  e specializuar në shëndetin seksual dhe riprodhues, mosfunksionimi erektil mund të shoqërohet me nivele të ulëta të vitaminës D, të cilat mund të shkaktohen nga ekspozimi i zvogëluar në diell.

    Një artikull i vitit 2018, i botuar në “International Journal of Impotence Research” e konfirmon këtë, duke vënë në dukje se ashpërsia e mosfunksionimit seksual lidhet me shkallën në të cilën meshkujt kanë mungesë të vitaminës.

    Çrregullimet emocionale sezonale gjithashtu mund të ndikojë në epshin tuaj

    Nëse jeni një nga 10 milionë amerikanët që jetojnë me çrregullime emocionale sezonale (SAD), atëherë tashmë jeni njohur me gjendjen që e bën shëndetin tuaj mendor shumë më keq gjatë muajve më të ftohtë të dimrit.

    Sipas Shoqatës Ndërkombëtarë për Shëndetin Seksual, nëse kjo periudhë e vitit ju dëshpëron, shanset janë që mund të përjetoni gjithashtu një ulje të libidos.

    Nivelet e ulëta të serotoninës mund të çojnë në një dëshirë seksuale të rritur

    Serotonina është një kimikat i rëndësishëm dhe neurotransmetues për shumë arsye: ndihmon në rregullimin e humorit, niveleve të energjisë, gjumit dhe dëshirës dhe funksionit seksual. Një studim i vitit 2002 i publikuar në “The Lancet” zbuloi se qarkullimi i serotoninës ishte më i ulëti gjatë dimrit.

    Dhe një studim i vitit 2010 në revistën “Drug, Healthcare and Patient Safety” zbuloi se serotonina duket se pengon aktivitetin seksual – kjo është arsyeja pse ilaqet kundër depresionit, të cilët ndikojnë në serotoninën tuaj, janë lidhur me mosfunksionimin seksual. Sipas kësaj logjike, është e mundur që nivelet më të ulëta të serotoninës në dimër mund t’ju bëjnë  më të interesuar për seksin.

    Dhe rritja e testosteronit gjithashtu mund të rrisë epshin tuaj

    Një studim i vitit 2003 i botuar në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” zbuloi se meshkujt përjetojnë nivelet e tyre më të ulëta të testosteronit gjatë muajve me temperaturat më të larta dhe më shumë dritë të ditës – që do të thotë verë.

    Dhe këto variacione ishin domethënëse, me një ndryshim prej 31 përqind midis nivelit mesatar mujor më të ulët dhe më të lartë të testosteronit të lirë. Duke pasur parasysh se testosteroni është i lidhur ngushtë me dëshirën seksuale të meshkujve, fakti që nivelet janë më të larta në dimër mund të nënkuptojë gjithashtu se meshkujt janë më të interesuar për seksin.

    Meshkujt e shohin trupin e femrave më tërheqës gjatë dimrit

    Në një studim të vitit 2008 të botuar në revistën Perception, subjektet e kërkimit meshkuj zbuluan se trupat e femrave janë më tërheqës në dimër sesa në verë. Autorët sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të “efektit të kontratës” – me fjalë të tjera, të mos shohësh lëkurën gjatë gjithë kohës i bën trupat të duken më të dëshirueshëm.

    Ndjejmë presion për t’u lidhur në mënyrë romantike për shkak të ankthit

    Dimri i shtyn disa njerëz të duan të gjejnë një partner në atë që njihet si sezoni i prangave. “Sezoni i prangave” i referohet një periudhe specifike të vitit kur njerëzit bëhen jashtëzakonisht të motivuar për t’u ‘bashkuar’”, shpjegon Walfish. “Në përgjithësi ndodh nga tetori deri në mars” – domethënë, muajt më të freskët të vitit.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...