Si mund t’i fshehë letra e tualetit simptomat e kancerit?

spot_imgspot_img

Mjekët mendojnë se letrat e tualetit që janë të zbkuruara me ngjyrë të kuqe përsipër mund t’i fshehin shenjat e kancerit në zorrën e trashë. Këto zbukurime të kuqe nuk lejojnë të dallohet nëse ndonjëherë mund të mbetet ndonjë shenjë gjaku në to, gjë që e shmang mundësinë për ta parë njërën nga shenjat kryesore të kancerit në zorrën e trashë.

Letra me ngjyrë të kuqe e tualetit, apo e bardha me zbukurime të kuqe mund ta fshehin kancerin në zorrë të trashë.

–  Pacientët që gjakosin nuk do ta dallojnë gjakun në letrën me ngjyrë, ndërsa ata që nuk gjkosin do të tremben kur t’i shohin zbukurimet e kuqe në letrën e tualetit. – thonë mjekët.

Sipas Istitutit Nacional për sëmundjet e kancerit, gjatë vitit 2013, kanceri i zorrës së trashë ka qenë shkaktar i vdekjes së rreth 50 000 njerëzve në SHBA.

Mjekët vetë kanë vërtetuar nga përvoja e tyre se e kanë pasur të vështirë ta dallojnë nëse njollat e kuqe mbi letrën e tualetit janë njolla gjaku apo zemra të kuqe zbuluruese mbi atë letër. Sipas tyre, prodhuesit dhe publiku duhet të vetëdijësohet për këtë fakt.

Natyrisht që ka mjekë që mendojnë se ky nuk është ndonjë shqetësim i madh dhe se deri më tani nuk kanë pasur asnjë pacient që nuk ka mundur ta dallojë ngjyrën e gjakut të vet nga ngjyra e kuqe e zbukurimeve të letrës.

Nëse dikush sheh njolla gjaku, duhet të kërkojë ndihmën e mjekut dhe nuk duhet të alarmohet menjëherë. Atij duhet t’i bëhet një kolonoskopi që të shihet se për cfarë po bëhet fjalë. Shenja gjaku në shtrat a në karrige më së shpeshti lënë edhe hemoroidet. Nuk flitet gjithmonë për kancer të zorrës së trashë. Gjithashtu mund të bëhet fjalë edhe për një fisurë anale dhe kolitis.

Foto: www.flickr.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.