5 mënyrat se si ti largoni fëmijët nga teknologjia

spot_imgspot_img

Sot, fëmijët shpenzojnë shumë kohë lidhur me pajisjet teknologjike. Përderisa ka shumë përfitime lidhur me këto pajisje, nga ana tjetër ka edhe të meta serioze. Disa ekspertë thonë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë të mbyllur apo izoluar me këto pajisje, janë në rrezik për zhvillimin e aftësive të dobëta të komunikimit dhe përqëndrimit. Ka edhe rreziqe të ndryshme që lidhen me mungesën e ushtrimeve fizike që vjen si pasojë e shpenzimit të kohës me telefona, tablet dhe kompjutera.

Prindërit, megjithatë, mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit të tepruar duke vendosur rregulla bazë. Këtu po ju paraqesim disa mënyra se si ti largoni fëmijët nga bota e teknologjisë.

Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë

Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund ti përdorin tabletat apo të luajnë video lojra, dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.

Lexoni bashkë me fëmijët tuaj

A keni ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin? Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën. Fëmijët gjithashtu zhvillojnë aftësitë dëgjuese përderisa ju jeni duke lexuar me zë të lartë, dhe kjo mund të zhvillojë fjalorin e tyre që në moshë të re.

Zhvilloni interesin e tyre për muzikë

Të shtyni fëmijët tuaj për të mësuar ndonjë instrument është një mënyrë shumë e mirë për ti inkurajuar ato kundvr teknologjisë.ekspertët pajtohen se përshkak se muzika zhvillon pjesë të ndryshme të trurit në të njejtën kohë, rezultatet e rregullta rezultojnë në funksionim më të avancuar të trurit. Ekziston një lidhje e drejpërdrejtë midis të mësuarit e një instrumenti dhe aftësive të zgjeruara verbale, kujtesës, disciplines, inteligjencës emocionale, madje edhe leximi dhe aftësitë e matematikës. Të mësoni ndonjë instrument apo të dëgjoni muzikë së bashku, paraqet një aktivitet të madh familjar për ti shmangur fëmijët nga teknologjia.

Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit

Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 72% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Ky 72% i të rinjve flejnë një orë më pak se mesatarja e fëmijëve që nuk flejnë me pajisjet e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.

Jepni një shembull të mirë

Sipas një artikulli të bërë kohëve të fundit, theksohet se fëmijët formojnë identitetin e tyre duke ju imituar juve. Ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të zhvillojë shprehi të mira që nuk e shfaqni veten. Asnjëherë mos e sillni telefonin tuaj në tryezë, dhe çkyqni rregullisht pajisjet saherë që fëmija jauj ju sheh se jeni duke e bërë atë. Ofroni kohë të mjaftueshme për biseda në familje si dhe ndani kohë së bashku me anëtarët e familjes. Kjo është mundësia juaj për tu larguar nga bota e teknologjisë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja e organizuar për familjen — ide multifunksionale për mikpritje dhe ruajtje

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë në mënyrë që të jetë mikpritëse, funksionale dhe e sigurt — me vëmendje të veçantë për ruajtjen e kimikateve dhe produkteve të rrezikshme brenda hapësirës hyrëse.

Make-up: Si të organizoni kozmetikën në kutinë tuaj dhe të menaxhoni afatet e përdorimit

Udhëzues praktik për të organizuar kutinë e make-up-it, ndarjen e produkteve sipas përdorimit, dhe hapa të thjeshtë për të kontrolluar afatet e përdorimit dhe për të ruajtur higjienën.

Udhëtime — si të paketoni bagazhin e dorës: lista praktike për udhëtime të shkurtra (pa rregulla të paverifiku

Udhëzime praktike për paketimin e bagazhit të dorës në udhëtime të shkurtra: dokumentet, aplikacionet që ndihmojnë, mënyrat e deklarimit doganor dhe një listë verifikimi për t’u nisur më qetë.

Shoqëria‑Familja — 60 minuta cilësore pa telefona: aktivitete dhe rregulla të qarta për bashkëbisedim

Si të organizoni 60 minuta të qëllimshme pa telefona për t’u lidhur më mirë me familjen: rregulla bazë për bisedë, mënyra për të zgjidhur konflikte dhe ide të thjeshta që favorizojnë dëgjimin aktiv.