10.5 C
Priština
More

    Kur është shumë vonë për të ngelur shtatzënë?

    spot_imgspot_img

    Investigim rreth shëndetit: Kur është shumë vonë për të ngelur shtatzënë?

    Një nga 25 foshnje lindin nga nëna dyzet vjeçare – vërtetojnë hulumtimet shkencore se grate edhe pas ciklit të menopauses mund të konceptohen. Por, a është me të vërtetë e shëndetshme të mbeteni shtatzënë në moshë më të vjetër?

    Në gjysmën e parë të shekullit njëzet, numri i grave të moshuara që lindnin fëmijë ishte pothuajse i njejtë si tani, dhe në vitin 1947- vetëm pas Luftës së Dytë Botërore – ka pasur më shumë fëmijë të lindur se sa në vitin 2012. Vetëm me anë të kontacepcionit të besueshëm grate filluan të vetëdijësohen që nga viti 1960 dhe filluan të përfundojnë planifikimin familjar më herët. Pra, nëse ngeleni shtatzënë në të tridhjetat e vonshme ose të dyzetat, me siguri jeni duke ndjekur gjurmët e gjysheve tuaja! dallimi është se ju në këtë moshë mund të keni fëmijën e parë ose të dytë, ndërsa në të kaluarën shumica e femrave kishin tashmë disa fëmijë në të dyzetat.

    Të gjitha shanset nuk janë kundër jush

    Me të gjitha shanset negative, mund të jetë shumë e lehtë të konceptoheni mbo moshën 35 vjeçare. Fertiliteti ka një rënie shumë të madhe në mesin e të tridhjetave tuaj, dhe nëse edhe partneri juaj është i moshuar, kjo gjithashtu mund të ketë ndikim. Sipas një studimi në revistën Fertility and Sterility, meshkujt mbi moshën 45 vjeç kanë gjasa më të pakta dhe iu duhet më shumë se 5 herë për të provuar shanset e konceptimit. Por, sipas hulumtimeve nga Instituti Kombëtar Amerikan i shkencave të Shëndetit të Mjedisit, është zbuluar se shumica e femrave, duke përfshirë ato në të tridhjetat, mund të konceptohen në mënyrë natyrale brenda dy vitesh tentimi. Fakti është se femrat në të tridhjetat dhe dyzetat e tyre mund të ngelin shtatzënë gjatë gjithë kohës, thekson eksperti i fertilitetit Zita Ëest.

    Rreziqet mund të jenë të ekzagjeruara

    Gratë e moshuara kanë më shumë gjasa të pësojnë aborte. Gjithashtu ka rritje të rrezikut të anomalive kromozomale të tilla si sindromi Doën: në moshën 45 vjeçare rreziku për të pasur fëmijë me anomali kromozomale është 1 në 30, në krahasim me 1 në 1000 gjatë moshës 30 vjeçare. Një në katër shtatzëni përfundon në abort të përgjithshëm, dhe rreth 80% e foshnjave me Doën sindrom lindin nga gra nën moshën 35 vjeçare. Edhepse rastet e komplikuara të shtatzënisë, siç është diabeti gestacional, janë më të zakonshme tek gratë më të moshuara, ajo mund të trajtohet dhe menaxhohet me sukses.

    Ju mund të rritni gjasat për fertilitet

    Edhepse mosha është pjesë e rëndësishme e fertilitetit, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që janë të përfshirë, thekson Ëest. Përderisa një dyzet vjeçare ka më pak vezë se sa në të tridhjetat, ato vezë që i posedon mund të jenë të kualitetit mjaft të mirë për konceptim. Ju mund të ndikoni në cilësinë e vezëve përmes dietës së shëndetshme, duke përfshirë shumë fruta, perime, proteina, yndyrëra omega-3 (që gjenden në vaj peshku), duke qëndruar të hidratuar me ujë dhe çjra bimorë, duke minimizuar alkoolin, kofeinën dhe stresin. Gjithashtu, duhet të merrni suplemente para konceptimit që përmbajnë acid folik dhe ushqyes tjerë thelbësorë për fertilitet. Nëse pini duhan, lëreni mënjëherë- kjo mund të shkaktojë menopauzë të hershme, dhe tentoni të merrni peshë të shëndetshme, pasi mbipesha mund të rrisë rrezikun për infertilitet dhe abort. Mund të tingëllojë shumë e qartë, por është gjithashtu shumë vitale apo e rëndësisë së madhe të keni më shpesh seks me partnerin tuaj, thotë Ëest. Shumë çifte të moshuar nxitojnë të bëjnë in vitro fertilizimin, ndërsa realisht ajo që kanë nevojë është të kenë më shpesh marrëdhënie seksuale.

    Mjekësia moderne mund të ndihmojë

    Nëse jeni mbi moshë 35 vjeçare dhe jeni përpjekur për një kohë të gjatë të konceptoheni, për më shumë se gjashtë muaj pa sukses, atëherë kontaktoni mjekun tuaj – mund të keni nevojë për ndihmë shtesë. Shumë pak gra mbi moshën 45 vjeçare mund të konceptohen me vezët e tyre, madje edhe me in vitro fertilizim. Por, ka edhe opsione tjera, të tilla si përdorimi i vezëve të donatorëve, që do të thotë se mund të ngeleni shtatzënë madje edhe pas menopauzës.

    Ka gjëra pozitive

    Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar se fëmijët e lindur nga nënat mbi moshën 40 vjeçare janë më të mirë akademikisht dhe kanë më pak gjasa për aksidente. Shëndetësia e përmirësuar dhe përmirësimi i kualitetit të jetës ka ndikuar në përmirësimin edhe të jetëgjatësisë, me çka u mundësohet prindërve të moshuar të jenë present gjatë adoleshencës dhe moshës më të re të fëmijëve të tyre. Prap është më mirë që të lindni në moshë më të re mirëpo edhe nëse keni mbetur vonë, mos u brengosni sepse ende keni shanse të mira./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...