Nëse dëshironi frizurë perfekte e cila do të jetë gati në periudhë kohore të shkurtër, në vend të shkuarjes te frizeri, ju këshillojmë që ju vetë në shtëpi të provoni të rregulloni frizurën tuaj me ndihmën e tharëses (fenit) dhe krehërit. Në fillim sigurisht do ta keni të vështirë, por me përvojë sigurisht do të arrini frizurën të cilën e keni dëshiruar.

Për fillim lani dhe shpëlani mirë flokët tuaja dhe aplikoni regjeneruesin, mund të përdorni regjeneratorë i cili lahet apo ai që nuk lahet, nuk ka rëndësi. Pas aplikimit të regjeneratorit, flokët krehni mirë, që të mos mbeten nyjet e krijuara gjatë larjes së flokëve.

Pasi t’i krehni flokët filloni t’i thani me fen, por vetëm gjysmë të thara, pastaj vendosni sasi të madhe të shkumës dhe shtrijeni rrënjësisht nëpër flokë. Shkumën shpërndajeni mirë, nga rrënjët kah majat e flokëve. Pas aplikimit të shkumës, ndani flokët përgjysmë, duke i përforcuar me kapëse, dhe filloni ngadalë të formoni frizurën.

Si duhet t’i thani flokët

  1. Flokët mos i thani me ajër shumë të nxehtë, por të ngrohtë.
  2. Tharësen mbani së paku 20 cm larg flokëve
  3. Për flokë të holla, fryerja e ajrit të vendoset në minimum.
  4. Flokët thani në tufëza, nga rrënja kah majat.
  5. Tharësen mos e mbani në një vend, por gjatë gjithë kohës së tharjes e lëvizni.
  6. Kur nxitoni dhe duhet të thani flokët sa më shpejt, vendosni tharësen në fryerje të shpejtë, por mos e rrisni temperaturën e ajrit.
  7. Patjetër përdorni mbrojtës të nxehtit.
  8. Mos i thani flokët menjëherë pas larjes. Më ideale është të thahen flokët 15 minuta pas larjes.
  9. Me anë të ‘difuzorit’ mundë të parandaloni tejnxemjen e tufave.
  10. Pas tharjes, flokët fryeni me ajër të ftohtë, ashtuqë flokët bëhen më elastike.

Si t’i ruani flokët e thara

  1. Flokët thani plotësisht ashtuqë të largoni tërë lagështinë nga flokët. Mundë t’i kontrolloni duke i vendosur flokët në dorë dhe nëse janë të nxehta mund të ndaloni me tharje, por nëse në prekje janë të ftohta, tharja nuk ka përfunduar.
  2. Kaçurrelat thani me ‘difuzorë’ dhe shtypni flokët sa më afër kupës së kokës, përsëritni këtë procedurë deri sa flokët të thahen plotësisht.
  3. Në mënyrë të barabartë thani flokët në të gjitha pjesët, këtë më së lehti e arrini kur gjatë tharjes e bartni në kahje të ndryshme.

kosovarja.ch