Ekzistojnë shumë përparësi të shtatzënisë së parë në të tridhjetat. Me siguri jeni të sigurta në karrierën tuaj dhe në lidhjen me partnerin, e këto arsye vendosin themele të forta për fëmiljen. Kthimi në punë pas lindjes tanimë nuk është dicka e frikshme, deri më tani sigurisht duhet ta keni treguar aftësinë tuaj profesionale dh jeni të sigurta.

Në të tridhjetat jeni më të përgatitura për rolin jetësor të nënës

Gratë në të tridhjetat kanë më shumë vetëbesim, durim dhe këmbëngulje, karakteristika këto shumë të nevojshm për të qenë prind, sidomos në kohën kur fëmija është i vogël. Në këtë moshë e njihni vten shumë më shumë sesa në të njëzetat, gjë që ju ndihmon të jeni nëna më të mira dhe më të durueshme.

Me të tridhjetat nënkuptojmë përvojën – jo vetëm në punë por edhe në apektin privat, keni përjetuar shumë gjëra, keni udhëtuar nëpër botë, jeni argëtuar… Tani jeni të përgatitura për një aventurë më të madh ejetësore, e ajo është të qenit nënë!

Nëse gjithmonë keni dashur bineq, informacioni që po ju sjellim mumd t’ju gëzojë mjaft. Gratë në të tridhjetat kanë më shumë mundësi të lindin bineq, natyrshëm, pa mbvarësime artificiale. Kjo edhe më e mundur është te gratë më të vjetra se 30 vjece. Me moshë rritet hormoni FSh (folikulstimuluesi), i cili stimulon pjekurinë e vezorëve. Kur ky hormon rritet më shumë, rrtet edhe mundësia e shumëfishimit të pjekurisë së vezorëve, gjë që mund të rezultojë me shtatzëni të shumfishtë. Studimet kanë treguar se te gratë 20 vjece një nga 16 shtatzënitë është e shumëfishtë, ndërsa te gratë mbi 35 vjet njëra nga pesë shtatzënitë është e shumëfishtë.

Cilat janë të metat e shtatzënisë së parë në të tridhjetat?

Lajmi i mirë është se para moshës 35 vjece mund të mbeteni shtatzënë në mënyrë të natyrshme, ndërsa pas moshës 35 vjece cilësia e vezoreve bie, prandaj ndoshta duhet të mundeheni pak më shumë.

Për fat të keq, pas moshës 35 vjece shanset për shtatzëni të shëndetshme janë në rënie, rritet mundësia e aborteve spontane, si dhe rritet mundësia e deformimeve gjenetike te fëmija.

Disa nga problemet më të shpeshta gjatë shtatzënisë pas moshës 35-vjece janë:

  • Shtatzëni jashtë mitre
  • Dëmtimi i placentës
  • Lindja eparakohshme
  • Lindja fëmijës me peshë të vogël trupore
  • Lindje e vështirë, me mundësi të mëda për prerje cezariane
  • Mundësi për deformime tek fëmija (Sindromi i Downit)

Për këtë arsye gratë në të tridhjetat e shtyrë këshillohen të kryejnë më shumë kontrollime dhe testime mjekësore, sikurse janë: amniocenteza dhe biopsia për shkak të mundësisë së lindjes së fëmijës me sindromin e Downit.

kosovarja.ch